Air France që nga 24 janari do të rifillojë fluturimet për në Izrael. Lajmin e ka njoftuar një përfaqësues i kompanisë. Sipas zëdhënësit Air France do të kryejë tre fluturime javore nga Parisi në Tel Aviv me një avion Airbus A350.
Linjat ajrore të huaja kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor në Gaza. Kompanitë e tjera që nisën fluturimet këtë javë janë Lufthansa, Swiss dhe Austrian, raportojnë mediat e huaja.