1734360506_altindumani.jpg

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me gazetarët ku iu përgjigj interesimit të tyre mbi disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë.

Sa i përket pezullimit të hetimeve ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsit, Dumani thekson se ndaj tij nuk u gjet asnjë provë, ndryshe nga pretendimet e opozitës dhe Gazment Bardhit si i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë të gjetur në 2015. 

'Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimin autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.'


Lajmi kryesor:

Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan