Dekanët e faktulteteve në Universitetin e Tiranës bien dakord me vendimin e ministres së Arsmit Besa Shahini për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni edhe pse e quajnë atë një vendim që duhet të ishte marrë shumë kohë më parë. Në fjalën e tij dekani i fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule tha se vendimi i ministres ishte efiçent. Ai tha se ky vendim ishte jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar.
"Vendimi i ministres ishte efiçent. Konstatimet e shkeljeve të ligjit janë bërë nga KLSH, gjykatat, ministritë. Është krijuar një situatë ngërçi shumë shqetësuese. Deri më sot vlerësimi është se komentet politike e kanë vonuar situatën, e cila doli në pah nga protesta e studentëve. Janë bërë prezentë shkelje shumë flagrante në marrëveshjet dhe marrëdhëniet e pa justifikuara.
Vetën administrata e UT ka restaurura shumë lëvizje. Kam konstatuar që nga momenti ku u informua publiku se të gjithë thonë se ky vendim është jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar. Tashmë pedagogët dhe studentët se sa lehtë institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme. Kam bindjen që do të kemi vetëm progres ecuri dhe një angazhim për të kompensuar gjithë këto defiçensa. Tashmë UT është më i miri, i pari me diferencë të madhe nga gjithë të tjerë. Këtë ngërç të krijuar do ta heqim shumë shpejt", deklaroi Kule.
Edhe Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha është shprehur pro vendimit të ministres Besa Shahini. Ai tha se gjatë drejtimit të Konit, në Universitet janë kryer shkelje të theksuara. Ai tha se vendimi i ministres është mjaft i drejtë dhe i ligjshëm për sa kohë drejtuesi i një intitucioni shkel ligjin.
"Në këto vite të fundit ka pasur një problem të rëndë të administrimit. Ne kemi patur de vazhdojmë të funksionojmë me një ligj të ri për arsimin e lartë. Ne kemi gjetur vështirësi nga mentalitetit dhe për të cilën ne kemi bërë luftën tonë të brendshme. Ne sicc jemi sot në këtë format kemi bërë dhe një konferencë për shtyp. Është shumë mirë që në zbatim të autonomisë, nëse gjërat nuk funksionojnë të ndërpriten. Drejtuesi i një institucioni publike mund të pezullohet nga ministri nëse konstatohen shkelje. Populli thotë më mirë vonë se sa kurrë.
Është garanci për ne që ta zbatojmë ligjin pa u ndikuar nga autoritete të tjera. Në një shtet të së drejtës zbatimi i ligjit është detyrim. Në detyrën e rektorit janë konstatuar shkelje të theksuara. Janë nënshkruar kontrata financiare. Na është kërkuar të zëvëndësojmë administratorët tanë. Janë marrë njerëz në punë në kundërshtim me ligjin. Janë kryer veprime të hapura në kundërshtim me ligjin. Autonomia garantohet kur ata që e shkelin ligjin marrin dhe përgjegjësitë për shkeljet e tyre", u shpreh Hoxha.
Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja tha se me vendimin e saj ministrja e tregoi veten lidere dhe deklaroi se shumë shpejt situata në fakultete do të përmirësohet
"Ministrja e tregoi veten lidere me vendimin që mori. Në këto dy vjet kemi përjetuar situata problematike, por shumë shpejt do të shohim ndryshim", u shpreh Artur Sula.