-
Meta e riktheu në detyrë, Koni shkon në zyrë: I hapur për bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit
Pas rikthimit në detyrë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka shkuar zyrë. Koni pasi vlerësoi vendimin e kreut të shtetit për rrëzimin e dekretit, theksoi se pavarësisht kërkesës së Besa Shahinit për shkarkimin nga detyra, është i hapur për bashkëpunim me ministrinë e Arsimit për të çuar përpara reformën në Arsimin e Lartë
7 Maj 2019, 09:42 -
Meta riktheu në detyrë Konin, PD: Vendim i drejtë, nuk e la universitetin në duart e Ramës
Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të refuzuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
6 Maj 2019, 21:19 -
Meta rrëzon Shahinin, rikthen në detyrë Konin: Shkarkimi do të cënonte autonominë (Argumentet)
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka refuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit duke rrëzuar kërkesën për shkarkimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, pasi e pezulloi duke e zëvendësuar me Bernard Dostin, që ishte zëvendës rektor.
6 Maj 2019, 16:31 -
Fati i Konit në dorë të Metës, rektori i pezulluar: Jam gati të jap sqarime te Presidenti
Mynyr Koni shprehet se një vendim të tillë e priste pas atyre që ai i cilëson si sulme të qëllimshme kundër tij nga qeveria. Fati i tij tashmë është në dorë të Presidentit nëse do ta shkarkojë. Por Koni thotë se është gati që të japë shpjegime para kreut të shtetit për të shpjeguar të vërtetën e tij.
15 Prill 2019, 21:25 -
Pezullimi i Konit, Dekanët 'njëzëri' krah Besa Shahinit: Vendim efiçent
Dekanët e faktulteteve në Universitetin e Tiranës bien dakord me vendimin e ministres së Arsmit Besa Shahini për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni edhe pse e quajnë atë një vendim që duhet të ishte marrë shumë kohë më parë.
15 Prill 2019, 13:23 -
Komandimi i zëvendësit të Mynyr Konit, PD: Besa Shahinit i duket vetja Shullazja e qeverisë
Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas komandimit në detyrën e rektorit të Universitetit të Tiranës, nga ministrja e arsimit Besa Shahini. Ai thotë se kjo procedurë është e parregullt dhe antikushtetuese.
15 Prill 2019, 12:56 -
Ministrja Shahini pezullon Konin dhe komandon rektorin e ri! Edhe dekanët pro
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka komanduar ditën e sotme Benard Dostin në krye të Rektoratit në Universitetin e Tiranës, pas njoftimit për pezullim nga detyra të Mynyr Konit. Edhe dekanët e fakulteteve në Universitetin e Tiranës janë shprehur pro vendimit të ministres duke e quajtur atë efiçent dhe të domosdoshëm për zgjidhjen e ngërçit në Universitetin e Tiranës.
15 Prill 2019, 12:25 -
Nuk reagoi pas kërkesave të studentëve, ministrja e arsimit pezullon rektorin Mynyr Koni
Ministrja e arsimit Besa Shahini ka njoftuar pezullimin e rektorit Mynyr Koni dhe i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të marrë vendimin për shkarkimin e tij. Ajo tha se bie dakord me Metën se ligji për arsimin e lartë ka probleme dhe shprehu besimin se ai do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin.
13 Prill 2019, 15:43