Pezullimi i punimeve për kohë të gjatë në projektin Veliera në Durrës ka bërë që gjatë ditës së sotme të rikthehen në Durrës Ambjentalisti Sazan Guri dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë ditës së djeshme Report Tv solli në vëmendje kantierin e hapur dhe të lënë përgjysëm në zonën ku janë gjetur rrënojat arkeologjike.
Ndërsa ambientalisti Guri i ka bërë thirrje gjyqësorit që të kujtohet dhe të marrë vendim për këtë projekt i cili ka mbetur i pezulluar. Sipas tij gjyqësori nuk duhet të ndikohet nga ekzekutivi por të vendosë drejtësi.
“Dyshojmë se kjo zvarritje mund ti shërbejë pushtetit. Ne kemi ardhur për të thënë e para pse gjykata që ka për qëllim të përshpejtojë dhe të përfundojë sa më shpejt ankesat civile dhe administrative dhe pse e zgjat, ne kërkojmë që procesi të shkojë sa më shpejt në fund dhe jo të shkojë veliera në fund” u shpreh Sazan Guri.
Projekti i përfolur Veliera ka 3 muaj që është bllokuar me një vendim të ndërmjetëm gjykate duke krijuar një situtatë të pakëndshme për qytetarët e Durrësit të cilët kërkojnë një zgjidhje përfundimtare për të.
[gallery]24038[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO