Nga Italia në Shqipëri nëpërmjet porteve detare nga sot dhe në ditët në vijim, kanë hyrë dhe do të vijojnë të hyjnë vetëm kamionë me mallra. Transporti i udhëtarëve është pezulluar, si një masë kjo mbrojtëse për të luftuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë. Më konkretisht nga Bari në portin e Durrësit kanë hyrë 32 kamionë dhe 2 autovetura.

Nga ana tjetër, në Portin e Vlorës këtë mëngjes me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi 22 kamionë. Shoferët e këtyre kamionëve do t'u nënshtrohen kontrolleve mjekësore që ndodhen në portë. Si një masë parandaluese për të përhapur koronavirusin dhe për mos rënduar bilancin e të infektuarave, është vendosur me urdhër qeverie që drejt Italisë do të lejohet vetëm transporti i mallrave.  E për pasojë, çdo ditë do të mbërrijnë dhe ikin nga Durrësi vetëm nga 1 traget sipas një grafiku që kanë hartuar vetë 2 kompanitë e lundrimit. E njëjta gjë edhe në Vlorë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:45
Mbërrijnë nga Italia 22 kamionë në portin e Vlorës (VIDEO)

22 kamionë kanë mbërritur në portin e Vlorës mëngjesin e sotëm me tragetin e Linjës Vlorë- Brindisi. Ato janë me mallra, një urdhër ky i cili ka gjetur zbatim më transportin detar.

Ora 09:41
32 kamionë dhe 2 autovetura me mallra nga Italia zbarkojnë në Durrës (VIDEO)

32 kamionë mallrash dhe 2 autovetura kanë mbërritur ditën e sotme nga porti i Barit. Çdo ditë do të mbërrijnë dhe ikin nga Durrësi vetëm nga 1 traget sipas një grafiku që kanë hartuar vetë 2 kompanitë e lundrimit.