Pezullimi i vettingut në Policinë e Shtetit peng i kthimit të projektligjit nga Meta! Mbyllja e punimeve të Kuvendit zgjat pa afat miratimin përfundimtar

Pavarësisht pritshmërive të fillimit, vettingu në Policinë e Shtetit ka ecur me ritme mjaft të ngadalta. Një numër shumë i vogël i efektivëve të policisë kanë mundur të kalojnë në filtrat e vettingut, ndërsa janë kryesisht emrat më të njohur të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka ecur me ritme shumë të ngadalta në njërin prej proceseve që është konsideruar kyç për pastrimin nga figurat jo korrekte të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës. Që prej fillimit numri është shumë i vogël dhe me këto ritme, vetëm faza e parë parashikohet të përfundoj pas shumë vitesh. KJV justifikohet se procesi ka qenë i ngadaltë pasi ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucionet që kërkohet informacion. Për të dalë nga kjo vështirësi, në muajin shkurt, disa deputetë e Kuvendit propozuan pezullimin e vettingut në polici, ndërsa fillimisht të kalonin në filtër punonjësit e SHÇBA-së. Ky pezullim, sipas këtij propozimi, do t’i jepte frymëmarrje vonesave dhe njëkohësisht përfundimin e SHÇBA-së në vetting, që më pas do të jetë organi që do të vazhdoj vettingun.

Fillimisht projektligji për pezullimin e vettingut në Policinë e Shtetit kaloi në Kuvend dhe mori votat e nevojshme në datën 8 mars, por Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një dekreti ktheu ligjin sërish.

Një tjetër arsye sipas Metës për këto ndryshime kaq të shpeshta të ligjeve të tilla me kaq rëndësi, tregojnë ose për gabime në procesin legjislativ në momentin fillestar të miratimit të ligjit bazë ose për një qëllim politik për ta mbajtur procesin e vetting-ut në polici të hapur për një kohë të gjatë, me qëllim pasjen e një mekanizmi presioni, intimidimi dhe shantazhi përkundrejt trupës policore.

Kthimi nga Meta u bë në datën 30 prill, periudhë kur Kuvendi i Shqipërisë kishte mbyllur punimet për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit, që në datën 23 mars. Më këtë kthim të projektligjit për pezullimin e vettingut në polici, mbetet pezull edhe vendimi nëse Kuvendi do të rrëzoj dekretin e Metës, për t’i hapur rrugë zyrtarisht pezullimit të vettingut.

Referuar të dhënave zyrtare, vetëm 38 përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë mundur të kalojnë në vetting. Mes tyre, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, kreu i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku, kreu i Gardës së Republikës, Gramoz Sako apo kreu i Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj. Krahasuar me numrin në total të punonjësve të policisë që do të kalojnë në filtër, është më shumë se i vogël. Seanca e fundit publike që ka zhvilluar KJV është ajo e datës 10 mars me drejtorin e Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit në Policinë e Shtetit, Andi Likaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë