Pezullimi i vizave, Thaçi: Qytetarët
të protestojnë ndaj vendimit të BE

Pezullimi i vizave, Thaçi: Qytetarët<br />të protestojnë ndaj vendimit të BE
Politika në Kosovë nuk e ka përtypur dot vendimin e Brukselit për të mos hequr vizat për qytetarët kosovarë. Kryeministri Isa Mustafa nga mbledhja e qeverisë ka bërë ironi me vendimin e Bashkimit Europian duke theksuar se kosovarët mund të jetojmë edhe pa liberalizim, por më keq se të tjerët.

“Nuk shohim asnjë arsye që BE-ja nuk dëshiron vetëm qytetarët e Kosovës që të mos mund të lëvizin pa viza. Nëse dikush na tregon se ne dallojmë nga qytetarët tjerë në Ballkan atëherë në rregull, por këtë nuk mund ta bëjë askush”, deklaroi Mustafa. 

Më i ashpër ishte shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaci i cili deklaroi se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të protestojnë për vendimin e BE-së, për të mos liberalizuar vizat. 

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se BE-ja duhet të vendosë viza për politikanët që janë të korruptuar, jo për qytetarët e thjeshtë.

Për opozitën në Kosovë, mos dhënia e dritës jeshile për liberalizimin e viza, është një dështim i qeverisë, dhe politikës së jashtme. Në përfundimet e pakos së zgjerimit dhe stabilizim asociimit, Këshilli nënvizon rëndësinë e përmbushjes së kushteve për liberalizimin e vizave dhe nxitë Kosovën që të vazhdojë përpjekjet për të përparuar në këtë proces.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!