Pezullimi, “Zëri i Amerikës” nuk
do të transmetohet më në Rusi

MOSKË – Radioja “Zëri i Amerikës”, e financuar nga SHBA-ja nuk do të transmetohet më në Rusi, pasi agjencia publike e shtypit rus e cila mundësonte shpërndarjen e informacionit vendosi të pezullojë bashkëpunimin me të, njoftoi sot drejtori i agjencisë “Rasija Sevodnja”.
 
“Rasija Sevodjia (Rusia Sot) nuk do të punojë më me “Zërin e Amerikës”, deklaroi Dmitri Kiselev, i emëruar në muajin dhjetor nga presidenti Vladimir Putin në krye të këtij enti të ri, i cili rigrupon agjencinë e lajmeve Ria Novosti, stacionin e televizionit RT dhe “Zërin e Rusisë”.
 
“Është sikur ata vijnë nga një botë tjetër. Ose të paktën nga një botë e cila nuk ekziston më. I konsideroj këto stacione si një postë elektronike e padëshirueshme në valët tona”, u shpreh ai në Ria Novosti duke iu referuar “Zërit të Amerikës” dhe radios ”Liria”, një tjetër media e financuar nga SHBA-ja dhe e transmetuar në Rusi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im