Pezullohen “policët gri”, Gjiknuri
firmos: Ristrukturim institucionit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar ditën e sotme kontrollet në rrugë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Sipas ministrisë kontrollet bëhen në mënyrë të rastësishme duke mos respektuar rregulloren çka vë në rrezik jetën e drejtuesve të mjeteve.

Ndër të tjera, në urdhërin e lëshuar nga ministria, theksohet se  kontrolli ka shpesh mbivendosje me kontrollin e ushtruar nga organet e tjera të siç janë shërbimet e Policisë Rrugore dhe organet tatimore, duke sjellë shqetësime dhe pengesa në punën e operatorëve të transportit, deri në abuzime ndaj tyre dhe shkelje të sigurisë rrugore.

Pezullimi i veprimtarisë së kontrollit në rrugë do të bëhet deri në ristrukturimin e këtij institucioni dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme.

Pezullimi i asaj që njihet si “policia gri” u paralajmërua edhe dje nga Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
NJOFTIM
 
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri firmosi sot urdhërin për pezullimin e veprimtarisë së ushtrimit të kontrollit në rrugë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë.
 
Pezullimi i veprimtarisë së kontrollit në rrugë do të bëhet deri në ristrukturimin e këtij institucioni dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme të Rregullores së Zbatimit të Kodit Rrugor, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.153, datë 07.04.2000, si edhe miratimin e akteve të tjera nënligjore, siç parashikojnë kërkesat e kësaj rregulloreje. Për zbatimin e këtij Urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat e saj të varësisë.
 
Aktualisht, kontrolli në rrugë ushtrohet në vende rastësore nga strukturat përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor edhe pse rregullorja referon që kontrolli ushtrohet në vende të posaçme, të përcaktuara me Udhëzim.

Ushtrimi i kontrollit në vende të papërshtatshme paraqet rrezikshmëri, jo vetëm për jetën dhe shëndetin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në rrugë, por edhe për atë të kontrollorëve të rrugëve.
 
Gjithashtu, kontrolli ka shpesh mbivendosje me kontrollin e ushtruar nga organet e tjera të siç janë shërbimet e Policisë Rrugore dhe organet tatimore, duke sjellë shqetësime dhe pengesa në punën e operatorëve të transportit, deri në abuzime ndaj tyre dhe shkelje të sigurisë rrugore.

urdheri gjinkunrit per shkrirjen
 (Urdhëri i pezullimit lëshuar nga Ministria)

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet