I dënuari kishte thyer 'arrestin e shtëpisë' dhe nuk e arrestuan, pezullohen nga detyra shefi i Komisariati të policisë në Korçë, e pëson edhe shefi i krimeve

I dënuari kishte thyer 'arrestin e shtëpisë' dhe nuk e arrestuan, pezullohen nga detyra shefi i Komisariati të policisë në Korçë, e pëson edhe shefi i krimeve

KORÇË- Kryekomisar Bujar Laze, 62 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë është pezulluar nga detyra. Po ashtu nga detyra është pezulluar edhe Komisar Qemal Hoxha., 45 vjeç, me detyre Shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë.

Nga sa mësohet, këto policët pasi nuk kanë shpërdoruar detyrën duke mos arrestuar dhe proceduar penalisht  S. G.. Ky i fundit, ishte kapur në flagrancë nga patrulla e policisë larg banesës së tij më datë 14.01.2022, duke thyer masën e “Arrestit në Shtëpi” dhënë nga Gjykata e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

"Më datë 04.03.2021, Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e  Shkallës së Parë Korçë më datë 03.03.2022 për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:

- Kryekomisar B. L., 62 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
- Komisar Q. H., 45 vjeç, me detyre Shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë

Pezullimi i punonjësve të policisë është kryer në kuadër të procedimit penal nr.51 viti 2022 regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga Sektori i Hetimit në Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë, ndërsa veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie, me mosveprim dhe në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke mos arrestuar dhe proceduar penalisht shtetasin S. G., shtetas ky i kapur në kushtet e flagrancës nga patrulla e policisë larg banesës së tij më datë 14.01.2022, duke thyer masën e “Arrestit në Shtëpi” dhënë nga Gjykata e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 298/3 “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 

Hetimet në lidhje me rastin vazhdojnë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90", njofton policia. 

Lajm në përditësim

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë