TIRANE - Dy ditë nga urdhri i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për të pezulluar punimet për ndërtimin e kompleksit të pallateve pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë, një vëzhgim i A1 Report vëren se urdhri është zbatuar në përpikëri, ku në kantier tanimë nuk bëhet asnjë punim.
Por edhe pse punimet janë ndërprerë për ndërtimin e këtij kompleksi fakti mbetet se tashmë kësaj zone i mungon një pjesë gjelbërimi si dhe rreth 50 pemë, të cilat u prenë.
Jo vetëm maxhoranca dhe ambientalistët e kanë kundërshtuar këtë ndërtim vetëm 10 metra larg digës së liqenit artificial, por një zë i fuqishëm që e kundërshtonte këtë ndërtim janë dhe qytetarët.
INUK shpalli të pavlefshme vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në rrugën “Kristo Luarasi” të kompanisë ndërtuese “Gener 2” sh.p.k, pasi konstatoi një sërë shkeljesh si:
Vendimi i dhënë nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e këtij kompleksi nuk është i shoqëruar me plan vendosjen e objektit dhe të dhënat teknike e kushtet urbane që duhet të shoqërojnë vendimin sipas ligjit në fuqi. Vendimet e kryetarit të bashkisë për të treja fazat nuk janë shoqëruar me dokumentacionin e plotë sipas parashikimeve ligjore.
Ky vendim është bazuar në akte që nuk kanë marrë ende fuqi juridike. Ky akt ka dalë pas datës kur KKT pezulloi dhënien e lejeve të zhvillimit nga kryetarët e komunave dhe bashkive.
Sipas INUK ky vendim është në kundërshtim me ligjin për planifikimin e territorit.
Redaksia online
/Shqiptarja.com

VIDEO