Pezullohet kampionia Romela
Begaj, pozitive në anti-doping!

Pezullohet kampionia Romela<br />Begaj, pozitive në anti-doping!
TIRANE - Romela Begaj, kampionia e botës në peshëngritje në stilin e shkëputjes, është  pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet sportiv pasi ka rezultuar pozitive në testet anti-doping. Lajmi është bërë publik nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, e cila në faqen e saj zyrtare në internet, thotë se nga analizat që i janë bërë peshëngritëses shqiptare, është konstatuar prani e substancës së ndaluar stanozolol. Për rrjedhojë Federata ka marrë vendimin e pezullimit të përkohshëm të Romela Begajt, shqiptares që trimfoi në botërorin e Peshëngritjes në Kazakistan në sitlin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë.
 
Por kampionia shqiptare e ka ankimuar këtë vendim dhe ka lënë Shqipërinë për t’iu nënshtruar analizës B, testi final i cili sipas saj do të vërtetojë pastërtinë nga substancat e ndaluara nga Agjencia Ndërkombëtare e anti-dopingut.
 
Këtë fakte e bëri të ditur në studion e A1 REPORT, zëvendspresidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Ilir Kulla. Kryetari i Komisionit të Disiplinës u kujdes të sqarojë se vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes është vetëm për pezullimin e përkohshëm të Romelës dhe jo përjashtimin e saj. Sipas rregullores, palës mbi të cilën janë ngritur pretendime për prani të substancave të ndaluar, i jepet e drejta e ankimimit dhe e kryerjes së anlizës B, për t’u vërtetuar në këtë mënyrë nëse janë shkelur vërtetë rregullat.
 
Përgjigjet e para të analizave kanë rezultuar povitive ndaj substancës stanozolol, e cila përmirëson performancën sportive, por në rast se edhe analiza B do të rezultojë pozitive, Begaj rrezikon 2 vjet pezullim nga peshëngritja. Kulla tha se për këto rezultate duhet të pritet nga 2 javë deri në 21 ditë.

Kulla: Begaj e sigurt në pastërtinë e saj, do të kryejë anlizën B
Kulla tha se sipas rregullores, Begaj është njohur me pretendimin e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes për përdorimin nga ana e saj të substancës së ndaluar stanozolol. Sipas tij, Begaj ka shprehur bindjen se nuk ka përdorur baran të konsideruara doping.
 
‘Ka pasur raste të tjera kur sportistët e kanë përdorur dhe e kanë pranuar dhe çështja është mbyllur. Por ka pasur edhe raste të tjera ku ka rezultuar e kundërta, duhet të jemi të duruar dhe të presim disa ditë. Zonja Begaj ndodhet jashtë shtetit me paratë e saj ka paguar të bëjë këtë anlizë e cila është jo pak e kushtueshme, për të kërkuar të drejtën e saj. Begaj është sportiste e  afirmuar, profesioniste e ka të qartë se çfarë është e ndaluar dhe jo, 6 muajt e fundit ajo është stërvitur në Greqi. Ne duhet të presim dhe të shpresojmë që në provën B të bie poshtë ajo që është thënë për Begajn’, u shpreh zëvendspresidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Ilir Kulla

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori