Ankimimi i kompanisë që u rendit e dyta në tenderin për “Rrugën e Kombit” ka sjellë pezullimin e këtij koncesioni.
 
Lajmi konfirmohet për Report TV, nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve Eduard Seitaj.
 
Grupi i kompanive “Catalyst”, “Salillari” dhe “Kastrati”, kanë dorëzuar në Komisionin e Prokurimeve publike ankimim me argumentin se janë skualifikuar padrejtësisht.
 
 Seitaj thotë se pezullimi hyn në fuqi automatikisht në momentin kur një nga pjesmarrësit në tender ankimojmë fendimin përfundimtar.
 
Procedurat e shqyrtimit të ankimimit zgjasin dhjetë ditë, periudhë në të cilën kontrata koncesionare e grupit turk që fitoi tenderin do të mbetet e pezulluar.

Koncesioni për "Rrugën e Kombit është kundërshtuar edhe nga qytetarët me anë të protestave. Qytetarët shprehen se tarifa 5 euro për kalimin e automjeteve në "Rrugën e Kombit" është e papërballueshme dhe kanë kërkuar anulimin e saj.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com