Pezullohet nënkoloneli i Policisë së
Kosovës, dyshohet për diplomë false
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, i cili edhe është kryesues i Departamentit për Kontroll dhe Mbikëqyrje të kufirit, Kamer Januzaj, është pezulluar para disa javëve nga Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektorati të PK-së.
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, i cili edhe është kryesues i Departamentit për Kontroll dhe Mbikëqyrje të kufirit, Kamer Januzaj, është pezulluar para disa javëve nga Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektorati të PK-së.
Siç mëson Indeksonline, pezullimi i Januzajt lidhet me rastin e zyrtarit të AKI-së, Isuf Lumit, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe për veprën penale të legalizimit të përmbajtjeve të pavërteta.
Januzaj dhe zyrtari i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi dyshohet se në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë sa ishin koleg kishin bërë diploma false, tregon ky burim.
Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë Arbër Beka ka treguar se rekomandimi për pezullim të Kamer Januzajt është bërë pasi me autorizim të prokurorit është iniciuar procedura hetimore me dyshim se ai ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.
“Më 17.07.2014 Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për zyrtarin e Policisë në fjalë për shkak se i njëjti mund të ndikojë në hetim. Bazuar në këtë rekomandim të IPK-së, Policia e Kosovës ka marrë vendim në të njëjtën datë për pezullim të përkohshëm”, ka thënë Beka.
Ai më tej ka shtuar se, hetuesit e Inspektoratit Policor janë duke punuar në këtë rast dhe veprimet e mëtejshme do të zhvillohen në koordinim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39.8%
-
Më keq
40.8%
-
Njësoj
19.5%
Vota total: 400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58