TIRANE - Pezullohen punimet për ndërtimin e një biznesi në oborrin e Fakultetit të Ekonomisë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule bëri të ditur se pas një beteje prej 12 vitesh, gjykata ka vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e këtij biznesi.
 
“Jemi informuar nga gjykata dhe ëshë marrë vendimi për shfyqizimin e lejes së ndërtimit të ambjentit që është tentuar të ndërtohet pranë fakultetit të Ekonomisë”,-tha Kule.
 
Por, duket se me këtë vendim nuk është dakord administratori i ndërtesës, i cili thotë se nuk e njeh këtë vendim të gjykatës, pasi ata i kanë të gjitha dokumentet se prona u takon atyre.

“Në lidhje me objektin pranë fakultetit Ekonomik, unë jam adiministratori i fimës. Në shator 2012 e blemë këtë objekt me gjithë liçencë. Ne vazhduam punimet pasi ky objekt ishte i ligjshëm”,-tha ai.

Ende nuk dihet nëse do të zbatohet apo jo vendimi i gjykatës, pasi konflikti mes dy palëve vazhdon.


Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)