Rektorja e universitetit të Shkodrës, Luigj Gurkuqi, Suzana Golemi është pezulluar nga detyra e saj dhe është shpallur në kërkim nga policia nën akuzën e marrjes së shumave të caktuara nga studentët për t’i kaluar në provime.

Urdhri për pezullimin e saj nga detyra është firmosur nga vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë ditës së sotme (22 qershor).

"Pezullimi nga detyra bëhet me motivacionin "Për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit të transmetuara në emisionin investigativ "STOP", te dates 21.6.2023" thuhet në vendimin e MAS. 

Pas vendimit për pezullim, policia ka njoftuar se ka shpallur në kërkim rektoren e cila nuk është gjendur në banesën e saj. Ndërsa kanë nisur hetimet për pedagogen Donalda Laçej e cila bashkëpunonte me rektoren për të marrë nga studentët 150 euro për provim.

Denoncimi i studentëve u bë në një emision investigativ, ku me pamje u vendos një zarf me 150 euro në zyrën e rektores Golemi, dhe studenti në fjalë kaloi në provim.

Ndërkohë vendin rektores në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do ta zërë Rajmonda Kërçira.

Ende nuk ka një reagim nga Universiteti i Shkodrës ndërsa mësohet se rektorja nuk ka qenë sot e pranishme në Universitet. 

Pezullimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
U merrte studentëve 150 euro për t’i kaluar në provim, shpallet në kërkim rektorja e universitetit të Shkodrës, nën hetim pedagogia bashkëpunëtore

1633691693_golemi.jpg

Policia ka shpallur në kërkim rektoren e universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi e cila në bashkëpunim me një pedagoge të unviersitetit u merrte studentëve nga 150 euro për të kaluar një provim.

Pasi u pezullua nga detyra, tashmë Golemi është në kërkim ndërsa pedagogia Donalda Laçej është vënë nën hetim nga policia.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, menjëherë pas publikimit në emisionin investigativ "Stop", të një rasti korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, të kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen S. G., 59 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçares.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ "Stop", këto shtetase shfaqen duke iu marrë studentëve të universitetit, shuma parash, në këmbim të favorizimit të tyre nëpërmjet notave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës shpërndarë mbrëmjen e sotme, 22 qershor.