Pezullohet nga puna efektivi i rrugores në Lezhë, bëri selfie me turistet gjermane gjatë orarit të punës

Pezullohet nga puna efektivi i rrugores në Lezhë, bëri selfie me turistet gjermane gjatë orarit të punës

Një efektiv policie është pezulluar nga puna pasi bëri selfie me dy turiste gjermane gjatë orarit të punës.

Më 10 qershor te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. Ë., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur.

Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate.

Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. Ë. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast (në dorë) dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

Bazuar në videon e hedhur në rrjete sociale në faqen në Tik Tok të turistes, polici i ka shkruar në Instagram dhe ka bërë foto me to.

“Në lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, të punonjësit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, inspektor R. Xh., gjatë komunikimit me një shtetase gjermane, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë punonjësin e Policisë dhe ndaj tij ka nisur ecurinë disiplinore. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie, nga Sektori i Policisë Rrugore në një strukturë tjetër të Policisë së Shtetit”, njofton policia

 

@jeanniejuice

albanische polizei kontrolle ???????? kriegt von mir ein daumen hoch !!das war übrigens nicht korrupt, sie haben uns ganz normal wie in deutschland auch eine strafe mit beleg gegeben

♬ original sound - Jeannie

 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 21/06/2024 08:06

    Pezullimi eshte mase e tepruar pasi ai nuk beri ndonje gabim fatal per tu ndeshkuar or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Marshim me valixhe në parlament: Diaspora duhet të votojë

Marshim me valixhe në parlament: Diaspora duhet të votojë