Këto janë pamjet e tregut të qytetit të Lezhës në ditët e fundit të dhjetorit. Ndonëse jemi në prag të festave, numri i blerësve mbetet i ulët.
Për tregtarët, situata është e vështirë. Disa prej tyre kanë ndërprerë aktivitetin, ndërsa të tjerë nuk arrijnë të përballojnë as detyrimet bazë.
“S’ka njerëz. Jam duke paguar peëdhjetë mijë lekëshin që duan. Tre ditë para Krishtlindjeve dhe asnjë njeri nuk ke në treg”, tha një tregtare.
Për blerësit në treg, të cilët janë kryesisht të moshuar, çmimet janë të larta në raport me të ardhurat nga pensioni. Madje, as shpërblimi i fundvitit nuk i ndihmon gjatë këtyre festave dhe, si gjithmonë, shpresat i kanë tek fëmijët në emigrim.
"Është shumë shtrenjtë. Çmimet në krahasim me rrogat dhe penisonet janë të larta”, shprehen qytetarët.
Rënia e fuqisë blerëse ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e shumë biznese në Lezhë gjatë viteve të fundit, duke i detyruar disa prej tyre dhe të mbyllin aktivitetin dhe të gjejnë mënyra të tjera punësimi.
Komente








Sa kenaqesi te shohesh tregjet shqiptare plot,por te vjen keq qe jane cmimet e paperballueshme!Por dhe ketu tek ne ka gjera qe jane te shtrenjta ne krahasim me sa jane ne Shqiperi.P.sh.ata fiqte e thate,tek ne nje varg i vogel e bere si byrzylyk eshte 5.99$,nje ftua-5.99 kokra,ata ullinjte qe aty i shesin me thase,tek ne shiten 5-6.99$ nje kontenjer sa dy deke letra pokeri,geshtenjat-7.99$/lb,specat 1.99 each,jo lb,shega-3.99$ kokra,por ne Walmart e gjen me 1.99$ kokra etj,etj.Por gjelin e kemi te lire 1.99$/lb dhe e paguajme per peshe te therrur,jo per pupla e glasa.Kudo njelloj eshte problemi i cmimeve.Por ne Shqiperi ka dhe pak matrapazllek dhe pak /price fixing/ qe nuk para kontrollohet nga shteti dhe qe shton problemet.
PërgjigjuPo me çfarë jetojnë lezhjanët,me fara luledielli? Po aq ore është konsumi.Pastaj edhe shqiptarët po bëhen europianë,nuk konsumojnë më si budallenj vetëm për vit të ri.
PërgjigjuHahaha bravo Luani.