Pezullohet portieri, Bashkëshortja
nuk respektoi etikën myslimane

Pezullohet portieri, Bashkëshortja<br />nuk respektoi etikën myslimane
Vendimi i Komisionit moral të Federatës së Futbollit të Iranit për të pezulluar për tre muaj nga cdo aktivitet sportiv portierin Mohsen Forouzan, ka shkaktuar polemika të shumta në media.

Porteri Forouzan, i cili është kapiten i ekipit kombëtar të futbollit dhe që aktualisht luan me skuadrën e Khouneh-be-Khounehed, është ndëshkuarr nga komisioni për arsye se gruaja e tij, modelja Nasim Nahali, shfaqet në internet “pa respektuar kodet e moralit islamik”, pa vellon islamike mbi krye.

Kjo gjë, sipas Komisionit Moral, “dëmton imazhin e futbollit dhe te Federatës Iraniane”.

Portieri ka bëre të ditur se do ta apelojë vendimin dhe ka falenderuar në të njëjtën kohë tifozët dhe mediat për mbështetjen që i kanë dhëne, në këtë gjykim të pa drejtë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës