TIRANE- Të gjitha linjat e autobusëve në kryeqytet kanë zhvilluar dje një protestë 3-orëshe për pagat e shoferëve dhe fatorinove. Greva nisi në orën 05:00 dhe zgjati deri në orën 08:15, gjë që shkatoi kaos në rrugët e kryeqytetit, pasi qytetarë nxitonin për të shkuar në punë apo në shkollë. Po kështu, linjat e urbanëve, kërkojnë uljen e akcizës së naftës dhe rritjen e çmimit të biletës. I kontaktuar nga “Shqiptarja.com” kreu i Sindikatës së Punonjësve të Transportit Urban, Zija Hasanaj, tha se shkak për nisjen e grevës është mosmarrja e pagave të shoferëve dhe fatorinove prej disa muajsh.
Kërkesa
Ndërkaq, kërkesa e sindikatës drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, konsiston në vendosjen e çmimeve dhe tarifave të tjera të biletës, si dhe rimbursimin e biletave të studentëve. Brenda një jave, kjo është greva e dytë e zhvilluar nga punonjësit e transportit urban. Në grevën e parë autobuzat urban kryeqytetas kanë pezulluar punën për rreth 45 minuta, duke krijuar probleme për qytetarët e Tiranës. “Në bazë të ligjit, Këshilli i Ministrave vendos çmimet dhe tarifat, por ato janë nën mbikqyrje të qeverisë. Kërkesat tona i drjetohen Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Ekonomisë, për t’i bërë kërkesë qeverisë për miratimin e kërkesave tona nga Këshilli i Ministrave.
Kërkesa e sindikatës është që pagat e punonjësve të merren rregullisht, si dhe të rritet çmimi i biletës, dhe të bëhet rimbursimi i tyre. Është i madh numri i personave që përfitojnë nga transporti urban falas siç janë studentët dhe shtresat në nevojë, si dhe nuk bëhet as rimbursimi i aboneve. Na kanë thënë do bëhet ndryshime, por ende asgjë”, tha Hasanaj. Shoqata e transportit urban ka kërkuar prej kohësh një rritje të çmimit të biletës në 70 lek, kërkesë që është hedhur poshtë për të disatën herë radhasi. Për këtë arsye, vjen edhe pamundësia e shoqatës për të paguar punonjësit, të cilët kanë zgjedhur të protestojnë dhe të ngrenë zërin për problemin e tyre.
Paralajmërimi
Sipas kreut të Shoqatës, nëse nuk marrin përgjigje për kërkesat e tyre, protestat do të përshkallëzohen, duke paralajmëruar protestë 24-orëshe javën e ardhshme, ndërsa shton se do të përshkallëzohet protestat edhe në linjat interurbane. Protestat e paralajmëruara, 24 orëshe do ishin një dëm i madh i qytetarëve të kryeqytetit të cilët përdorin linjat urbanë për të shkuar në punë apo në shkollë.
Mungesa e urbanëve, ka shkaktuar kaos për qytetarët që lëviznin për të shkuar në punë dhe nxënësit që po shkonin në shkollë. Pas kësaj ka reaguar avokati Altin Gxhaj, nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit duke u shprehur se këto greva janë të jashtëligjshme, dhe i krahasuar ato me bllokimet e rrugës nacionale, ku për të goditur një palë të tretë, dëmtohet konsumatori. Ndër të tjera ai shprehet se ZMK konsideron të papranueshme kërkesën për rritjen e çmimit të biletës, të paligjshme dhe të papranueshme grevën e sotme të transportit publik dhe akuzon kompanitë si shkaktarë të vërtetë të dëmtimit të konsumatorëve dhe të punonjësve të tyre.
Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com