Koreja e Veriut feston sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të saj Kim Il Sung ku veç vizitoreve te shumtë në mauzoleum, ishte i pranishëm dhe nipi i tij, një rast shumë i mirë ky për avokatet e të drejtave të njëriut për të denoncuar trashëgiminë e tij.
Në mesnatë, Kim Jong Un, i shoqëruar nga ushtarakë të nivelit të lartë, shkuan në pallatin "Soleil Kumsusan", ku gjendet dhe trupi i balsamosur i themeluesit, i cili është konsideruar si dinastia e vetme komuniste në histori.
Babai i tij Kim Jong Il, i cili ka vdekur në dhjetor të vitit 2011, qëndron gjithashtu atje.
Datat e lindjes dhe të vdekjes së Kim Jong Il dhe Kim Il- Sung janë festa të rëndësishme për Korenë e Veriut, një vend ky që është ndër më hermetikët dhe më të mbyllurit në botë.
"Kim Jong Un dhe vizitorët e tjerë e nderuan me një homazh të thjeshtë themeluesin e vendit", bëri me dije shtypi vendas.
Kim Il- Sung vdiq nga një atak kardiak në vitin 1994.
Dita e lindjes së tij njihet si Dita e Diellit në Korenë e Veriut.
Në nderim të kësaj dite, kreu i shtetit Kim Yong- Nam, funksioni i të cilit është kryesisht ceremonial, vlerësoi themeluesin e vendit me anë të një tubimi të ushtrisë dhe me praninë e personaliteteve të larta të partisë së vetme të Phenianit./atsh/