SEUL - Lideri koreanoverior, Kim Jong-Un u shfaq për herë të parë në publik që prej 40 ditëve gjatë inspektimit të një kompleksi të ndërtuar së fundi në Phenian, njoftoi sot agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA.
Bëhet fjalë për daljen e parë publike të drejtuesit koreanoverior që prej 3 shtatorit, datë në të cilën ai mori pjesë në një koncert. Mungesa gjatë përvjetorit të fundit të partisë në pushtet rriti spekulimet për fatin e tij.
KCNA njoftoi se kishte kryer një vizitë për mbikëqyrjen e vendit të një kompleksi të ri rezidencial të ndërtuar në kryeqytet për studiuesit që punojnë për programin e satelitëve të Koresë së Veriut.
"Duke inspektuar pjesën e jashtme të ndërtesave residenciale dhe publike, të dekoruara me çati me ngjyra të ndryshme, Kim Jong-Un shprehu kënaqësinë e thellë duke deklaruar se ishin të mrekullueshme", shtoi agjencia.
KCNA nuk dha detaje për datën e vizitës, por agjencia i njofton këto lloj ngjarjesh pas ndodhjes së tyre./ATSh/.
/Shqiptarja.com