Koreja e Veriut ka ratifikuar marrëveshjen “e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” me Rusinë, duke çimentuar marrëveshjen që mundëson që trupat e saj të luftojnë në tokën ruse kundër Ukrainës.
Media shtetërore koreanoveriore, KCNA, raportoi më 12 nëntor se marrëveshja, për të cilën Moska dhe Pheniani u pajtuan në qershor, do të hyjë në fuqi sapo që palët të këmbejnë kopjet e marrëveshjeve të ratifikuara.
Sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve jugkoreane, Yonhap, presidenti rus, Vladimir Putin, veçse ka nënshkruar dokumentet.
Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut në rajonin rus të Kurskut, që është konfirmuar nga inteligjenca e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Koresë së Jugut dhe Ukrainës, ka rritur shqetësimet për destabilizim të mëtejmë në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Koreja e Jugut ka ngritur pikëpyetje se çfarë teknologjish të reja ushtarake mund të marrë Koreja e Veriut nga Rusia në këmbim të furnizimit të Moskës me trupa.
Rusia ka zhvendosur disa burime në rajonin kufitar të Kurskut për t’iu përgjigjur ofensivës që Ukraina nisi në gusht, pasi forcat ruse kanë hasur në vështirësi që të zmbrapsin trupat ukrainase.
SHBA-ja ka vlerësuar se aktualisht janë afër 10.000 trupa të Koresë së Veriut në Rusi. Seuli dhe aleatët kanë thënë se numri është rritur në 11.000, ndërkaq Ukraina ka thënë se shifra arrin në 12.000.
Moska dhe Pheniani kanë mburrur me rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, që kur ka nisur pushtimin rus i Ukrainës, por Kremlini as nuk ka mohuar e as pohuar praninë e trupave koreanoveriore në tokën e tij./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32