Tiranë - Starton sot edhe edicioni i dytëi festivalit Ndërkombëtar "Pianodrom". 39 evenimente ndër të cilat 27 premiera koncertale, 12 evenimente teorike dhe master class, 128 vepra shqiptare, 152 vepra të trashëgimisë botërore, 21 sonata, 6 rapsodi, 2 koncerte dhe koncertino, 10 sinfoni, 76 premiera botërore, 41 vepra të kompozitorëve të rinj, një koncert i plotë Homazh me krijimtarinë e Tonin Harapit, një tjetër me krijimtarinë e Kozma Larës, 3 koncerte me veprat e kompozitorëve të rinj dhe mjaft koncerte të tjera me pianistë të rinj, janë pjesët e festivalit i cili do të zhvillohet që nga 14 tetori 2014 deri në 9 mars të vitit 2015 në ambjentet e Universitetit të Arteve të Bukura në Tiranë(salla e madhe), festival ky i cili realizon një nga synimet e rëndësishme, atë të zhvillimit të kompozicionit.
'280 vepra të reja, do performohen këtë edicion nga artiste të rinj e të njohur nga Gjermania, Italia, Austria, Rusia, Zvicra, Çekia, Malajzia, Slovakia, Kroacia, si dhe Shqipëria, të cilët do të performojnë autorë, epoka, stile të ndryshme të muzikës klasike, paraklasike, muzikës jazz, danc bashkëkohorë, si dhe shkolla të ndryshme të pianos përgjatë zhvillimit 6 mujor të festivalit(Tetori / Mars)" është shprehur Presidenti i Festivalit Prof.Aleksandër Peçi "Mjeshtëri i Madh", i cili në fjalën përshkruese të Festivalit ka treguar edhe surprizat që do ta shoqërojnë atë, surpriza si pjesmarrja në festival e laureatëve të çmimeve Kombëtare e Ndërkombëtare, si pianisti 23 vjeçar nga Frank Dupree(Gjermani, Çmimi i Parë në "International Hans-von-Büloë Competition, fitues i 60 çmimeve ndërkombëtare e kombëtare), apo edhe pjesëmarrja në Pianodrom e Klajdi Sahatçi, gjithashtu edhe recitalet që do të zhvillohen nga Amir Xhakoviq, Herton Mikeli, Klejda Tare e plot artiste të tjerë,
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën përshëndetëse të festivalit shprehet: "Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar "Pianodrom" , është një nga projektet e mbështetura nga Ministria e Kulturës për vitin 2014, dhe unë jam e bindur se ky aktivitet, i cili qysh me edicionin e tij të parë mori përmasat e një festivali të rëndësishëm, do të luajë një rol po aq të rëndësishëm në pasurimin e jetës kulturore të kryeqytetit në muajt në vijim".
"Përshëndes me këtë rast organizatorët e këtij evenimenti, si dhe të gjithë kompozitorët e pianistët që marrin pjesë ndër të cilët të rinjtë në veçanti, jo vetem nga vendi ynë por nga e gjithë bota" vijon Kumbaro në fjalën e sajë duke shtuar se "Promovimi i krijimtarisë së të rinjve dhe i bashkëpunimit midis krijuesve të rinj shqiptarë dhe atyre të huaj është një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, dhe të gjithë ne ju urojmë çdo sukses"./ATSh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39