Pianoja e sopranos së njohur shqiptare Tefta Tashko Koço e lënë në harresë prej vitesh në Liceun Artistik në Tiranë do të shkojë në Muzeun Historik Kombëtar.
Drejtori i Muzeut, Melsi Labi konfirmon se janë bërë negociata me Ministrinë e Arsimit që ky instrument me vlera muzeale të zhvendoset në bazë të rregullave nga lista e inventareve të Liceut Artistik dhe pritet një ceremoni me ketë rast.
Pianoja nuk është funksionale pohon drejtoresha e Liceut, e cila konfirmon praninë e instrumentit në këtë institucion, ku gjenden edhe relike të tjera me vlerë muzeale. Sopranoja Tefta Tashko Koco nuk e përdori asnjëherë në Liceun Artistik këtë piano, sepse ndërsa priste të niste mësimet ajo u kthye e sëmurë rëndë nga Rusia, ku kishte shkuar për t’u kuruar.
Ylli i operës shqiptare nuk e mundi dot kancerin, që i mori jetën. Pianoja shumë e vjetër dhe vlera muzeale mbeti në shërbim të mësuesve e nxënësve të Liceut Artistik rreth 60 vjet pas vdekjes së Tefta Tashko Koços, njërës prej themelueseve të artit operistik në Shqipëri.
Tefta Tashko Koço ka qenë pjesë e atij grupi të artistëve shqiptarë në fillim të shek. XX, që e pasuruan repertorin e muzikës popullore tradicionale dhe qytetare me teknikë të re.
Artistja i takonte muzikës së dhomës, duke treguar origjinën e këngës tradicionale gojore, dhe operës. Ende dhe sot janë të pranishme te publiku shqiptar këngët e repertorit të saj si “Kroi i fshatit tonë”, “Dola në dritare“,“Kur më vjen burri nga stani”, “Unë o ty moj të kam dasht , “Kenke nur i bukurisë” etj.
Shumë prej tyre i përkisnin poezive të krijuara nga miku i saj më i mirë, poeti i madh Lasgush Poradeci.
Tefta kishte në repertorin e saj rreth 90 këngë popullore nga të gjitha qytetet shqiptare. Ka qenë e vlerësuar nga kritika shqiptare dhe ndërkombëtare si një soprano lirike me një formacion perfekt: tone të lehta dhe të gjalla, intonacion, teknikë të pastër dhe të kristaltë, vokal të përsosur dhe performancës të rafinuar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO