Lando Norris ka korrur një fitore të madhe në garën e Meksikës në Formula 1. Piloti i McLaren, i cili domonoi garën e së dielës, falë suksesit të arritur parakaloi në garën për pilot shokun e skuadrës Oscar Piastri, i cili ka udhëhequr renditjen për një kohë të gjatë.
Në vendin e dytë në Çmimin e Madh të Meksikës u rendit Ferrari i Charls LeClerc, i cili në fundin e garës pati një duel shumë interesant me Red Bullin e Max Verstappen. Holandezi 4 herë kampion bote në fund zuri vendin e tretë, që e mban në garë për titullin kampion kur kanë mbetur edhe 4 çmime të mëdha deri në fundin e sezonit të Formula 1.
Ai që befasoi në Meksikë ishte Oliver Bearman me skuderinë Haas, i cili u rendit i katërti, pas një garë të shkëlqyer. Ai la pas australianin Oscar Piastri me McLaren, i cili gjithashtu u penalizua nga “makina virtuale e sigurisë”, kur po duelonin në xhirot e fundit. Në vendet 6-7 u renditën dy makinat Mercedes, me Kimi Antonelli që la pas George Russell, që nuk ishin në gjendje të duelonin për podiumin. Vetëm i teti Lewis Hamilton me Ferrari-n, i cili u penalizua me 10 sekonda nga komisarët e garës teksa ishte i treti.
4 gara nga fundi Lando Norris udhëheq me vetëm 1 pikë më shumë se shoku i skuadrës te McLaren Oscar Piastri, ndërsa Max Verstappen i treti ka 36 pikë më pak se Norris. Gara e radhës në Formula 1 është në Brazil me 9 nëntor.
Komente





