ROMË - Kanë qenë rebelët që kanë përdorur gazin sarin dhe armët e tjera kimike dhe jo ushtria siriane. Faktin e zbulon e përditshmja "Le Soir" është Pierre Piccinin nga Prata, mësues belg i liruar bashkë me të dërguarin e "Stampa"-s, Domenico Quirico.

Edhe e përditshmja gjermane, "Bild" shfajëson sot Bashar al Assad nga akuza e përdorimit të armëve kimike kundër popullit të tij, duke shkruar se presidenti sirian nuk do të kishtë aprovuar vetë personalisht në çdo rast sulmin.

"Është një detyrë morale të thuhet. Nuk është qeveria e Assad që ka përdorur armët kimike në periferi të Damaskut”, ka thënë Piccinin. "Kemi sigurinë pasi kemi zbuluar një bisedë mes rebelëve. Edhe pse më kushton ta them, pasi nga maji 2012 mbështes luftën e drejtë të demokarcisë të Ushtrisë së Lirë siriane”.

Sipas "Bild am Sonntag", botim i përjavshëm gjerman, nga gjurmime të kryera nga 007 gjermane rezulton se Assad s'ka lidhje me sulmet. "Bild am Sonntag" i beson kërkimevetë kryera nga një anije spiune e ushtrisë gjermane, Oker, e vendosur pranë brigjeve siriane.

Assad nga ana e tij ka mohuar dhe rimohuar përdorimin e armëve kimike kundër popullit të tij.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)