TIRANË- Presidenti e Senatit të Francës, Jean-Pierre Bel në një takim sot në Tiranë me kryeministrin Rama është shprehur “Jo-ja” e Francës në dhjetor për marrjen e statusit duhet parë jo si një përgjigje negative por si një proces për vazhdimin e reformave.
Në këtë takim perspektiva evropiane e Shqipërisë ishte në fokus për të cilën zoti Jean-Pierre Bel e siguroi kryeministrin Rama se ka mbështetjen e Francës.
Kryeministri Rama i shprehu Jean-Pierre Bel mirënjohje për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në vite dhe e falënderoi për mbështetjen që angazhohet t’i japë edhe në vijim.
Në takim, Kryeministri Rama e njohu zotin Jean-Pierre Bel me reformat e ndërmarra nga Qeveria në përmbushjen e të gjitha detyrave dhe kritereve të vendosura nga Komisioni Evropian, veçanërisht në luftën kundër kriminalitetit, luftën kundër korrupsionit, krijimin e një administrate profesioniste dhe të pavarur, reformën në sistemin e drejtësisë, si dhe reforma në fusha të tjera të rëndësishme, dhe në këtë kuadër kërkoi edhe mbështetjen e Francës.
Kryeministri theksoi se reformat e ndërmarra kanë nisur tashmë të japin edhe efektet e tyre të para pozitive, siç janë ato në luftën kundër kriminalitetit dhe reforma në polici.
Rama i ka folur Presidentit i Senatit të Francës edhe për investimin e Francës në vendin tonë për ta shndërruar Shqipërinë në një portë hyrëse të investimeve franceze në rajonin tonë.
Në këtë vizitë zyrtare në Tiranë presidenti i Senatit të Francës është takuar gjatë ditës edhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta me Presidentin, Bujar Nishani, ku në fokus ka qenë tema e integrimit të Shqipërisë në BE.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com