Pije freskuese, vaj ulliri, embëlsira, mjalt dhe Fast-Food me myk e lagështirë/ AKU 1.6 mln lekë gjoba në Shkodër, Durrës dhe Vlorë (FOTO)

Pije freskuese, vaj ulliri, embëlsira, mjalt dhe Fast-Food me myk e lagështirë/ AKU 1.6 mln lekë gjoba në Shkodër, Durrës dhe Vlorë (FOTO)

Biznese në Vlorë, Durrës dhe Shkodër janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi produktet e tyre nuk kanë garantuar sigurinë ushqimore. Në total u vendosën gjoba me vlerë 1.6 milionë lekë në 6 subjekte, ndërkohë që u bllokua aktiviteti i një subjekti në Shkodër me produkte ushqimore të skaduara. 

Në Shkodër, në subjektin "ORI-B" me aktivitet “Ruajtje dhe shpërndarje në temperaturë ambienti”, u konstatua se kushte higjieno-sanitare ishin të papërshtatshme, produktet ushqimore nuk ishin të sistemuara, ishin vendosur në mënyrë të çrregullt në të gjithë ambientin e tregtimit, madje kishte produkte të vendosura dhe në ambientet sanitare, si dhe në mure kishte prani myku. Gjatë kontrollit u evidentuan gjithashtu një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi, pije freskuese, vaj ulliri, ëmbëlsira etj.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë me vlerën 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve të pasigurta për konsum,

 Bllokimi i produkteve me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjësimin e tyre,

Bllokimi i aktvitetit në mënyrë të menjëhershme.

Ndërkohë në një Fast-Food në Durrës, "Marjeta Mehmeti", AKU  konstatoi në ambientin e kuzhinës tavani ishte i hapur, kishte prani e papastërtive dhe mykut dhe lagështirës në magazinën ku ruhej lënda e parë, si dhe tualeti ishte jashtë funksionit. U evidentua gjithashtu se subjekti nuk dispononteregjistrin për monitorimin e temperaturave frigoriferike, si dhe mungonte analiza e ujit të pijshëm.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare,

Gjobë me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

Ndërkohë, në aksin Dukat-Llogara tek disa tregtarë ambulantë të mjaltit, të cilët tregtonin në buzë të rrugës në kushte të papërshtatshme, u konstatua se tregtarët nuk dispononin sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonin, si dhe produktet nuk ishin të etiketuara konform ligjit.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masën administrative:

Gjobë me vlerë totale 400,000 lekë ndaj 4 tregtarëve ambulantë,

Bllokim produkti për 85 kg Mjalt i konstatuar i pasigurt për konsum, me qëllim asgjësimin e tij.

"AKU vijon punën e pandërprerë në të gjithë vendin, duke kontrolluar zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë", - thuhet në një njoftim të AKU-së.​

Ora 13:12
Pije freskuese, vaj ulliri, embëlsira, mjalt dhe Fast-Food me myk e lagështirë/ AKU 1.6 mln lekë gjoba
  • G.M./b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

    Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë