Marinsat tajlandezë kanë drejtuar një stërvitje për mbijetesën në xhungël gjatë ditës së hënë për ushtarët e huaj në kuadër të ushtrimeve vjetore “Cobra Gold”, që janë edhe manovra më e gjerë ushtarake në Azi.

Sivjet, marinsave amerikanë iu bashkuan edhe ushtarët e Koresë së Jugut dhe atyre iu mësua që të gjejnë burime të ndryshme uji dhe ushqimi në një pyll tropikal, duke nisur që nga gjaku i kafshëve e deri te uji brenda degëve.

Në kuadër të një ushtrimi që mund ta bëjnë vetëm ata që kanë stomak të fortë, ushtarët pinë gjak gjarpërinjsh, direkt nga goja e një kobre.

Një marins amerikan i bazës së Okinauas tha: "E ka shijen si peshk. Është interesante”.

[gallery]25614[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com