TIRANE - Dy atentatet mafioze të ndodhura në vende të ndryshme në mbrëmjen e 5 janarit 2015, kundër Pajtim Serjanit, Emiljano Shullazit dhe shokut të ngushtë të tij Gilmando Dani, kanë ngritur disa pikëpyetje misterioze për prokurorët e Tiranës, të cilët edhe pse kanë kaluar katër ditë nga këto atentate nuk kanë një tablo të qartë lidhur me mënyrën dhe shkaqet që sollën dy ngjarjet kriminale.
Nga një analizë të provave mes prokurorëve dhe grupit të oficerëve të policisë të ngarkuar për hetimin e këtyre dy ngjarjeve, nuk është arritur që palët të nxjerrin një apo dy pista konkrete se për çfarë është qëlluar Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Pajtim Serjani. Për këtë të fundit, hetuesit kanë ngritur dyshime të arsyeshme se për eleminimin e tij, ishte përzgjedhur një vrasës me pagesë si Artur Baze allias Arianit Sterjo. Mirëpo vetë vrasësi, ka mbetur i vrarë dhe gjithçka që dinte për këtë atentat e ka marrë me vete, duke mbyllur në mister arsyet se pse kërkohej të vritej Pajtim Serjani.
/Shqiptarja.com

VIDEO