Përtej suksesit të pritshëm të skuadrës së Venturës, nga përballja e parë zyrtare në histori me Shqipërinë spikatin disa fakte mjaft interesante.
1-Gianluiggi Buffon, luajti ndaj kuqezinjve ndeshjen e tij të 1000-të zyrtare në karrierë. Në moshën 39-vjecare kapiteni i Juventusit dhe i të kaltërve nuk ka ndërmend të ndalet, të paktën deri në finalet e Botërorit 2018. Ka fituar gjithcka në karrierë, por i mungon trofeu i Championsin, që mbeti pengu i tij i vetëm.
2-Buffon mori përgëzimet edhe nga mbrojtësi i kuqezinjve, Ansi Agolli, për këtë statistikë personale, në momentin e shtrëngimit të duarve nga dy kapitenit para se të niste loja.
3-Daniele de Rossi shënoi golin e tij të 20 me kombëtaren itaianë, një shifër kjo impresionuese për një mesfushor. Barazon me këtë statistikë Paolo Rossin, kampionin e Botës në vitin 1982, shkruan super sport. “Renzo Barbera” duket se i sjell fat mesfushorit të Romës, që për kuriozitet ka debutuar madje me gol me kombëtaren pikërisht në Palermo në vitin 2004, kundër Norvegjisë.
4-Një tjetër e dhënë interesante e kësaj ndeshjeje ishte mungesa e zëvendësimeve në kampin italian. Ventura nuk preferoi të ndryshonte dicka në formacion edhe kur rezultati ishtë 2-0 për skuadrën e tij, me të gjithë pjesëtarët e stolit që mbetën në rolin e spektatorit. Për herë të fundit kishte ndodhur 27 vite më parë në fitore 4-0 me Qipron.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com