‘Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris’, çelet sezoni artistik teatror në Teatrin Metropol

‘Pikaso dhe Anjshtanji në një bar në Paris’ është premiera ekskluzive e Teatrit Metropol, e cila çel sezonin artistik teatror pas një periudhe të gjatë mbylljeje nga COVID-19. Vepra e jashtëzakonshme e shkruar nga Steve Martin, do të ngjitet në skenë nga regjisorja Armela Demaj, e cila ka bërë bashkë një kast aktorësh e muzikantësh për këtë teatër muzikor. Ky produksion i ri, do të sjellë historinë komike të takimit midis dy gjenish, Pikasos dhe Anjshtanjit në fillimin e shek XX, kohë ku do të ndërthuren rikrijimi i elementeve vizual dhe interpretativ me muzikën dhe këngën e kësaj periudhe.

Shfaqja në qendër ka dy personazhet kryesor piktorin e njohur Pablo Pikaso dhe shkenctarin Albert  Anjshtanj, të cilët takohen në një mbrëmje në lokalin ‘Lapin Agile’ (Lepuri i shkathët) në Montmartre, në Paris. Ngjarjet janë vendosur në një mbrëmje tetori në vitin 1904, kohë kur të dy gjenitë janë në prag të zbulimit të ideve të tyre mahnitëse (Ajnshtajni, përpara se të botojë teorinë e tij të relativitetit në 1905 dhe Pikaso, para se të pikturoj veprën ‘Zonjat e Avinjonit’, ‘Les Demoiselles d'Avignon’ në vitin 1907. Në bar ata kanë një debat të gjatë në lidhje me vlerën e gjeniut dhe talentit, ndërsa bashkëveprojnë me një mori personazhesh të tjerë, mes tyre dhe Elvis Preslin para se të bëhej një rocker, i njohur. 

Steve Martin ka thënë se duke u ndalur në Teorinë e Relativitetit të Ajnshtajnit dhe pikturën e njohur ‘Zonjat e Avinjonit’ të Pikasos, vepra përpiqet të shpjegojë në një mënyrë sa më të thjeshtë ngjashmërinë e procesit krijues, duke përfshirë imagjinatës në art dhe po ashtu edhe zbulimin shkencor.

Imagjinoni në një pjesë të humbur të Parisit, në fillim të shekullin XX  Pikason një artist në fillimet e veta të  famës, dhe një gjeni të ardhshëm të shkencës si Anjshtanin. Përfshi këtu edhe disa personazhe të tjerë të mistershëm, që debatojnë, me egot e tyre po aq të mëdha sa dhe vetë intelekti i tyre, përfshihen në diskutime për artin, shkencën, inspirimin, dashurinë, muzikën, dhe premtimin e shekullit XX.

“Në këtë komedi të parë për teatër Steve Martin të mahnit me lojërat e fjalëve dhe të papritura që thyejnë konvencione dhe do t’ju bëjnë të ndiheni si një fëmijë që po zbulon lodra të reja. Kubizmi dhe relativiteti nuk kanë qenë kurrë më parë kaq gallatë”, shkruan New York Times.

Zbërthimi i karaktereve të veprës të cilët në ndërthurje me njëri-tjetrin sjellin situata komike duke vënë në dukje optika të ndryshme të mënyrës se si shihet bota dhe marrëdhëniet njerëzore brenda saj. Projekti krijon një copëz jete 100 min nga një periudhë e largët siç është viti 1904 ku arritjet e shkencetareve dhe artistëve ishin ngjarjet më frymëzuese të kohës.

Muzika do të jetë pjesë integrale e kësaj shfaqjeje e cila do te jetë e gjitha ‘live’  ku do të ndërthuret muzika instrumentale dhe vokale duke ruajtur atmosferën e periudhës në të cilën zhvillohet shfaqja dhe vendi ku zhvillohet. Ndërsa qasja skenografike është në sintoni me periudhën historike të viteve 1900 gjithashtu edhe kostumet do të qëndrojnë në stilin e kësaj epoke.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi