Vetëm një ditë pasi ambasadorja suedeze, Elsa Hastad, ngriti nga Shkodra alarmin se shitblerja e votës është shqetësuese edhe në këto zgjedhjet të 25 prillit, pikërisht në këtë qark është goditur rasti i parë i këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Personi i parë i arrestuar në këtë fushatë zgjedhore është në zonën e Pukës dhe bëhet fjalë për Vasil Shabanin, të cilit i është gjetur në makinë një shumë prej 528.000 Lekësh dhe një fletë e ngjashme me fletën e votimit. Ndërkohë që i përshirë është edhe kryetari i LSIPukë është Demir Syla, i cili është nën hetim në gjendje të lirë.  

Policia njofton se personi në pranga ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje".

Gjatë kontrollit të ushtruar ne ambientet e biznesit të drejtuesit të LSI-së, policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemër) me 27 persona dhe numrat e ID.

Tashmë mbi 2 të akuzuarit rëndojnë akuzat si  “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim". Pritet që Prokuroria e Pukës ditën e hënë të vlerësojë nëse procedimi penal për korrupsionin zgjedhor do t’i kalojë SPAK-ut për hetim.

1618046468_1618042474paraaa.jpg

Paratë e sekuestruara

1618048947_1618046487DEMIRSYLA.jpg

Demir Syla drejtues i LSI-së në Pukë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Iu kapën aktivistët me lekë në makinë e akuzohen se po blinin vota,  reagon LSI: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar


Pas arrestimit të kreut të LSI në Pukë dhe një aktivistë pasi akuzohen se po blinin vota ka reaguar edhe qendra e LSI në Qarkun Shkodër.

"Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes. Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë. Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike. I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale", thuhet në deklaratën e LSI të Qarkut Shkodër.