Deputetja Rudina Hajdari ka preznatuar piktoren Ornela Arapi, si kandidate për deputete në listën e Nismës Thurje, Elbasan, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Hajdari shkruan se Arapi është një piktore e talentuar me famë ndërkombëtare e renditur nga revista Phoenix në Londër si një nga ikonat botërore të artit në vitin 2017. Punët e saj Hajdari thotë se kanë bërë jehonë nga Londra, Roma apo Hong Kongu.
“Ju prezantoj me Ornela Arapin, kandidate për deputete në listën e Nismës Thurje, Elbasan. Ornela ka mbaruar Akademinë e Arteve dhe është një piktore e talentuar me famë ndërkombëtare. Ajo është renditur nga revista Phoenix në Londër si një nga ikonat botërore të artit në vitin 2017. Kur mori pjesë në Art Fire Milano, gazeta e madhe italiane Coriere della Sera e vlerësoi si talentin më të mirë nga jashtë Italisë. Ornela është ambasadorja më e mirë e qytetit dhe Shqipërisë. Punët e saj kanë bërë jehonë nga Londra, Roma apo Hong Kongu.
![]()
Ornela thotë se frymëzimin ia jep Shqipëria dhe ndaj edhe ka vendosur të angazhohet. Sepse ajo do që vendi të rrezatojë bukurinë dhe pasurinë natyrore që ka e jo varfërinë apo korrupsionin ku e kanë zhytur politikanët e sotëm. Ajo mendon se njerëzit e aftë e të talentuar ia kanë borxh Shqipërisë agazhimin në ditë të vështira. Jam shumë e lumtur që kam në krah Ornelën në këtë garë si pjesë e rëndësishme e Nismës Thurje”, shkruan Hajdari.
Hajdari kandidon në Elbasan, atje ku dhe prej ditësh ka nisur fushatën elektorale duke zhvilluar takime me banorët në disa zona të këtij qarku.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)