Deputetja Rudina Hajdari, njëkohësisht kandidate e subjektit politik 'Nisma Thurje' në qarkun e  Elbasanit, prej ditësh po zhvillon takime me banorët në disa zona të këtij qarku.

Deputetja ka surprizuar ndjekësit e saj, pasi është shfaqur në një baxho në qytetin e Gramshit me disa zonja, duke i ndihmuar në përgatitjet e djathit kaçkavall.

E veshur më një bluzë të bardhë dhe me kapuç në kokë, deputetja duket e përkushtuar  duke ndihmuar në përpunimin e  djathit.

“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria. Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë. Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, thotë Hajdari.