Piktorët më të mirë shqiptarë
çelin një eskpozitë për Beratin

Piktorët më të mirë shqiptarë<br />çelin një eskpozitë për Beratin
Artistët më të mirë shqiptarë kanë ekspozuar të dielën në shëtitoren e qytetit të Beratit veprat e tyre më të fundit të krijuara posaçërisht për qytetin muze.
 
Artistët e peizazhit janë pjesë e projektit Plein Air-it, ku marrin pjesë Kujtim Buza, Buron Kaceli, Agron Dine, Nikolin Ivanaj, Vangjo Vasili, Agim Kadillari, Pashk Pervathi, Xhenet Kadillari e Agron Polovina. Këta artistë kanë menduar të zhvillojnë një  ekspozitë larg ceremonive zyrtare.

Kujtim Buza, mjeshtri i njohur shqiptar i pikturës, kujton se Beratin e ka pasur pjesë të pikturave të tij që në vitin 1953 dhe thotë se ka shumë arsye që lidhjet me këtë qytet t’i ketë të veçanta. 
 
Ndërsa piktori i njohur Buron Kaceli ka një lidhje më të veçantë me Beratin. Për shumë kohë ai ka punuar si restaurator në këtë qytet muzeal.
 
Për piktoren e njohur Xhenet Kadillari Berati është magji më vete, pasi ka peizazhe të papërsëritshme. Veprat e autorëve të njohur pas disa ditësh qëndrimi në Berat do të ekspozohen edhe në Skrapar. 

[gallery]21531[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit