Piktori Alkan Nallbani: Në mërgim
kam jetuar me motivet shqiptare 

Piktori Alkan Nallbani: Në mërgim<br />kam jetuar me motivet shqiptare 
Piktori i njohur Alkan Nallbani pas 25 vjetësh mërgimi çel ekspozitën e tij të parë në atdhe.  Ekspozita e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve do qëndrojë e hapur deri më 15 shtator.
  
Artisti që ka mërguar duke bërë emër të madh me artin e tij nga Italia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në një familje piktorësh të talentuar, ai është nipi i piktorit të shquar Hasan Nallbani.
 
“Nuk e kam lënë Shqipërinë për të mos u kthyer, por ka qenë dëshira për të zbuluar të renë, e cila pavarësisht nga vështirësitë më çoi në Itali. Kërkimi im ka vazhduar në aspekte të reja” shprehet ai.
 
Pikturat e Nallbanit karakterizohen nga emocionet e zjarrta, ngjyrat entuziaste dhe prania e detajeve të frymëzuara nga atdheu. Një pjesë e tematikave të veprave të tij marrin pikënisje nga kujtimet në Shqipëri. Megjithatë ato marrin një shprehje më universale kur përfundon e gjithë tabloja.
 
Unë nëse jam ky që jam, prezantohem me këto ngjyra që jam lindur dhe zhvilluar dhe prandaj vazhdoj që të kem ngjyrat e forta mesdhetare edhe pse mund të kem qenë në një vend më të ftohtë, por kujtimet janë të forta dhe unë i përcjell në ecurinë time si artist” përfundo piktori.

alkan naballi
(Piktori Alkan Nallbani)

Ekspozita e Alkan Nallbanit është pjesë e sezonit artistik 2016, në Galerinë Kombëtare të Arteve. Me emrin "Alkan Nallbani: Eksploratorët" kjo ekspozitë përmban 90 piktura, vizatime dhe gravura. Në këto tablo zbulohet eksperienca e universit njerëzor, e mbrujtur nga përvojat e Nallbanit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

alkan nallbani
alkan nallbani
alkan nallbani
alkan nallbani
 Foto të tjera..

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë