Piktori autik Drini Sallaku 
diskriminohet në konkursin e Liceut

Piktori autik Drini Sallaku <br />diskriminohet në konkursin e Liceut
Drini Sallaku fëmija i talentuar në pikturë, por me probleme të autizmit është paraqitur në konkursin e pikturës me shpresën për të ndjekur Liceun Artistik. Pjesëmarrja në konkurs erdhi si pasojë e mospranimit të regjistrimit në Lice nga drejtoria e këtij institucioni. 

piktori autik liceu
(Drini Sallaku)

Nëna e Drinit, Edlira Sallaku, ka apeluar në media dhe ka trokitur deri më sot në të gjitha dyert e institucioneve shtetërore dhe ligjore, për diskriminimin që i bëhet fëmijës së saj. Drini Sallaku ka ndjekur arsimin nëntëvjeçar në shkollën shtetërore Mihal Grameno të cilin e ka përfunduar me nota kaluese. Pas daljes nga konkursi nëna e Drini Sallakut ishte e alarmuar nga mënyra sesi u provuan në konkurs dhe shprehet me këto fjalë: 
"Të them të drejtën jam shumë e zhgënjyer nga kushtet jo specifike për një autik, pasi ishin shkelur ligjet. Nuk ishte krijuar grupi multidsiplinor me një mjek dhe mësues specialistë për rastin e fëmijës. Në këtë konkurs ishin dy specialistë të njohur të pikturës dhe një mësuese dhe një drejtoreshë. Dhe ishin shkelur të gjitha ligjet për arsimin e kufizuar në përgjithësi. Djali im u ndje i diskriminuar, sepse atij po i mohohej e drejta e arsimit special me fushën që ai dëshiron në fushën e artit, pasi djali im ka dëshirë të vijojë shkollën por me mbështetjen e mësuesve profesionistë për fëmijët specialë që shteti duhet t’i vër në dispozicion"  u shpreh nëna e Drinit.

nena e piktorit autik
(Nëna e Drinit, Edlira Sallaku)

Edhe pse Drini Sallaku është autor i disa ekspozitave personale dhe kolektive dhe ka marrë vlerësime për talentin e tij, po humbet shpresat që të nis Liceun për pikturë. Pas daljes nga konkursi avokatja e Drinit, Margarita Bega e thirrur nga nëna e tij për ndjekjen ligjore të çështjes, u shpreh se konkursi ishte në kushte diskriminuese për rastin e piktorit autik.

 "Ishte e nevojshme të asistoja në konkursin e Drinit, sepse nuk ishte në kushte të përshtatshme, ishte njësoj si i gjithë programi edhe për fëmijët e tjerë. Kemi ndjekur problemin e Drinit duke qene se asnjë nga shkollat nuk ka qenë pro që të arsimohet dhe duke qenë një person me aftësi të kufizuara ai kërkon një program më special se të tjerët. Ne prandaj e kemi ndjekur problemin e Drinit dhe do ta ndjekim edhe në vazhdimësi", u shpreh avokatja. 

margarita bega
(Avokatja e Drinit, Margarita Bega)

Ndërkohë nëna e Drinit e quan këtë konkurs të turpshëm, sepse sipas saj drejtuesit e Liceut e kanë përdorur si një justifikim që ai të mos ulet dot në bankat e kësaj shkolle ku merren mësime për zhvillimin e talenteve në pikturë e fushat të tjera të artit.

“Konkursi ishte totalisht formal dhe ishte tendencë ngelja. Unë i kam bërë ankesë kryeministrit Edi Rama, zotit Erjon Veliaj dhe ministres Nikolla dhe drejtoreshës së arsimit dhe i kam paraqitur së bashku me avokatet e Drinit dhe kam marrë një përgjigje shumë skandaloze. Thanë që kemi krijuar grupe multidisiplinore sipas ligjeve përkatëse, por tani jam një nënë e zhgënjyer dhe e indinjuar”, thotë nëna e piktorit Edlira Sallaku. 

Ndërsa vetë Drini, duke buzëqeshur plot shpresa, nuk e pret që këtë vjeshtë të mos jetë më në bankat e shkollës.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot