Drini Sallaku, piktori autik ka mirëpritur në studion e tij modeste 7 fëmijë, për t’u integruar edhe ai vetë në shoqërinë e piktorëve të rinj.
Ekspozita e grupit “Jam edhe unë pjesë e botës plot ngjyra” që u organizua nga Vigjilenca Sallaku dhe familja e Drinit, shpalos ndjenjat dhe emocionet e fëmijëve nëpërmjet formave dhe kompozimeve shumëngjyrëshe.
Përmes këtyre tablove plot jetë e pasion, fëmijët i tregojnë njëri-tjetrit mënyrën si e perceptojnë botën që i rrethon, shprehet mësuesja e piktorëve të vegjël Vigjilenca Sallaku.
Pikturat e Drini Sallakut janë kaq origjinale dhe shprehëse dhe në këtë ekspozitë të re ato vibrojnë nga një shpërthim ngjyrash e motivesh në sinkron me pikturat e Endi Bankës, Nikol Bankës, Fjona Relit, Lusi Grablleshit, Anja Fajës e Ajsi Sallakut.
Nëna e Drinit, Edlira pohon se piktori autik tashmë është integruar duke ecur i sigurt në rrugën e artit dhe ka dalë nga kornizat e mbyllura të mosveprimit.
Në të vërtetë këto 70 punime në grafikë, penel, peizazhe, lule, projekte ëndrrash, të mbledhura së bashku, nuk arrin dot t’i ndash nëse i ka bërë apo jo një fëmijë autik.
Dhe kur bëhet fjalë për Drinin, befasia nuk ka fund. Duke parë krahasimisht pikturat e kësaj ekspozite, të 8 fëmijët së bashku me Drini Sallakun ndihen mjaft të lidhur me njëri-tjetrin, të lidhur me penelin magjik.
[gallery]22721[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO