"Wunden - Plagët" e Eros Dibrës nga Shqipëria dhe "Noother time, nootherplace" e Codruţa Cernea nga Rumania- është ekspozita e dyfishtë që hapet në Düsseldorf më 10 mars 2016, ora 19:00 në Atelier am Eck, Himmelgeister Str 107e. Ekspozita do të ketë kurator Michael Voets. Fjalën përshëndetëse në ekspozitën e dyfishtë në Atelier am Eck, do e mbajnë Znj. Marianne Schirge, Shefe e Zyrës Kulturore të qytetit Dyseldorf dhe Znj. Anduena Stephan, Konsulle e Nderit të Republikës së Shqipërisë në NRW (Landi Nordrain-Vestfalen).
Eros Dibra dhe Codruţa Cernea jetojnë dhe punojnë që nga muaji shkurt 2016, në studiot për të ftuarit e qytetit Düsseldorf dhe Landit Nordrhein-Westfalen, në kuadër të programit të shkëmbimit të artistëve të qytetit Düsseldorf. Artisti multi-mediatik shqiptar Eros Dibra (* 1991) ka studiuar pikturë klasike- akademike dhe pastaj përfundoi studimet per artet e multi-mediave. Në 2015 ai mori çmimin nga National Art Gallery of Albania për videon "XXI".
Stili i jetës i shekullit të 17-të apo edhe realizmi ekzistencial i Edward Hopper kanë ndikuar në krijimin e imazhit në videot e tij. Lëvizjet në filmat e tij janë minimale, rreken mes hapësirave piktoreske dhe situatave të ndriçimit (dritë) dhe për nga karakteri qëndrojnë në kufirin mes fotografisë dhe video- artit. Përmbajtja përcjell një pamje melankolike, romantike të një bote në vetvete të zbrazët. Shikimi prej kërkuesit, i cili kërkon thelbin shpirtëror të qenies, karakterizojnë gjithashtu edhe veprat e krijuara në Düsseldorf. Realiteti i botës së dukshme duket se është mbuluar nga një vello, dhe si në venitje është shtyrë mbrapa në themelin e artit. Peizazhet dhe fragmente të figurave janë të veshura me fenomene drite, me glazura ngjyrash argjilore dhe njolla ngjyrash.
Procesi i pikturimit, në të cilin heqja e ngjyrës është po aq e rëndësishme sa dhe vet aplikimi i saj, lë pas vetes sipërfaqe të maltretuara ngjyrash, të cilat gjithashtu asociojnë me aspektin e vuajtjeve dhe plagosjes. Eros Dibra është bursant i Landit NRW, në Programin "Artist in Rezidence" Düsseldorf. Kjo ekspozitë është hapi i parë i këtij bashkëpunimi të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë që realizohet me Zyrën Kulturore të qytetit Düsseldorf, Konsullatës e Nderit të Republikës së Shqipërisë, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin, Galerinë Kombëtare të Tiranës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com