Piktori Gogu: “Gratë e Biblës” të
respektuara, sot gruaja po dhunohet

Piktori Gogu: “Gratë e Biblës” të<br />respektuara, sot gruaja po dhunohet
“Kam trajtuar temën e Biblës se jam edhe vetë i krishterë, jam besimtar”,  tha piktori Jorgaq Gogu për “Shqiptarja.com” pak orë para se të çelë ekspzoitën personale “Gratë e Biblës” në Galerinë Kombëtare të Arteve.

“Është një thirrje për njerëzit sot, që të besojnë në Zot, e të respektojnë gruan, se gruaja sot po dhunohet dhe po mbart mundime shumë të mëdha. Vetëm shumë pak raste ka që gruaja respektohet sot. Madje gruaja po keqtrajtohet, ndërsa po t’i referohesh Biblës, gruaja trajtohej me respekt dhe dashuri”, shprehet piktori.

Ndërsa në konferencën për shtyp piktori Gogu u shpreh para medias se:  “Ato janë piktura të zakonshme, por mesazhi i tyre i dedikohet gjithë shoqërisë, femrës, gruas dhe burrit. Këto tablo kërkojnë të përcjellin dashurinë, sakrificën, besimin tek Zoti. Unë mendoj që nëse ne e kthejmë pak më tepër mendjen dhe zemrën nga Zoti, besoj se e ardhmja do të jetë më e mirë për ne dhe për brezat që do të vijnë”

foto gogu

Ekspozita e kuruar nga Ylli Drishti prezanton 17 tablo në teknikën vaj në kanavacë. Pikturat janë një cikël i frymëzuar nga personazhet femërore të Dhiatës së Re në Bibël. Ekspozita në GKA është e para e këtij piktori. Sot në konferencën për shtyp, Ylli Drishti, kuratori i ekspozitës u shpreh se në këto tablo, qëllimisht piktoi Gogu i është dedikuar trajtimit të personazheve femra nga Bibla, duke dashur të theksojë rolin e tyre në krijimin dhe vazhdimin e jetës. 

“Karakteristikë e tablove të piktorit Jorgaq Gogu  janë zgjidhjet kompozicionale, ku spikasin figurat monumentale me lëvizje të fuqishme  me qëndrime ulur apo në këmbë. Në tablo figurat femërore dhe Krishti janë pikturuar në lëvizje të vazhdueshme e të vrullëshm dhe me nota të fuqishme grafike. I nisur drejt realizimit estetik të tablove Gogut, gati nuk i intereson thellësia në tablo, por harmonia tonale, njollat e plota, figurat e padetajuara dhe anonime. Ai mban një qëndrim estetik dekorativ, ku figurat ndriçohen fuqishëm pjesërisht  në pjesën e sipërme të tyre.

foto gogu

Loja piktorike e piktorit, kompozimet monumentalë në vendosjes figurative  kanë evidentuar  prirjen e penelatave të tij herë – herë të plota apo dhe të ndërthurura me penelata të vrullëshme piktorike rreth tyre. Do të evidentonim se artisti preferon gamën e ngjyrave kryesisht të ngrohta e me dritë, që kalojnë nga gritë e qeta, okrat me dritë, të kafenjtat e plota dhe tonet e saj”, u shpreh kuratori Drishti për estetikën e veprave të Gogut.

“Përdorimi i penelatës së gjerë dhe prirja drejt një anonimati në figurat e njohura biblike, e zgjedhur enkas nga piktori ka krijuar një situatë piktorike moderne si trajtim dhe interesante si këndvështrim artistik”, theksoi Drishti.

Kjo ekspozitë është frymëzuar nga Bibla, që është e dyat me këtë temë e piktorit Gogu pas 4 vjetësh,  do të qëndrojë e hapur deri më 11 Tetor 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve.

foto gogu

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot