Piktorja Natasha Bega sjell Ali
Pashën përmes erosit dhe orgjive

Piktorja Natasha Bega sjell Ali<br />Pashën përmes erosit dhe orgjive
Një ekspozitë me një tematikë të veçantë, kushtuar Erosit të Ali Pashë Tepelenës do të çelet në Muzeun Historik Kombëtar më 13 janar. Veprat janë të piktores së njohur Natasha Bega, e cila rikthehet me një ekspozitë personale dhe me një cikël të ndryshëm nga tematikat e mëparshme të kësaj autoreje.

Natasha Bega njihet për një pasuri tematikash në pikturë, që nis nga natyrat e qeta tek kompozicionet, nga instalacionet tek portreti, nga tablotë impresioniste tek ato më misteriozet. Gjithmonë piktorja Bega vjen me risi që të befasojnë në ekspozitën e radhës.

ali pasha

Këtë herë ajo është përqendruar në një eskpozitë thellësisht tematike, ku ka bashkuar në veprat e saj piktorike dokumentet, rrëfimet dhe legjendat për Ali pashë Tepelenën, që shkojnë në thellësi të imagjinatës, ku Ali pasha nuk është më ai burri krenar, por një dashnor i zjarrtë dhe adhurues i orgjive. Një Ali Pashë Tepelena i përshtatur në penelin delikat të Ali Pashë Tepelenës do të ketë të tjera befasi përveç këtyre që shihen në këto foto.

ali pasha

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese