Pikturat, Apeli lë në fuqi "Arrest
Shtëpie" për ish drejtorin Topi

Pikturat, Apeli lë në fuqi "Arrest <br />Shtëpie" për ish drejtorin Topi
KORCE - Gjykata e Apelit në qytetin e Korçës ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me Burg” për ish drejtorin e qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topin.

Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila i dha masën “Arrest shtëpie” ish drejtorit të galerisë.

Prokuroria e apelit e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, dhënë në 26 korrik, abuziv dhe të njëanshëm, çka nuk ndihmon në zbardhjen e së vërtetës. Sipas prokurores ish drejtori i qendrës kulturore paraqet rrezikshmëri, pasi kemi të bëjmë me zhdukjen e pasurisë kulturore dhe kombëtare.

Ndërkohë nga ana e saj pala mbrojtëse e ka cilësuar të padrejtë kërkesën e prokurorisë për dhënien e kësaj mase sigurie,duke e argumentuar me faktin se përgjegjës për fondin e galerisë nuk ka qënë drejtori Topi, por piktori Sotiraq Xega.

Skandali i zhdukjes së 61 veprave në pikturë nga galeria e arteve”Guri Madhi”u zbulua rreth 1 muaj më parë, por deri më tani asnjë prej veprave nuk është gjetur, ndërkohë që ende çështja mbetet pa autor. Të akuzuarit kryesorë për skandalin e zhdukjes së veprave të artit janë ish drejtori i qendrës kulturore, Vladimit Topi si dhe përgjegjësi i galerisë, piktori Sotiraq Xega.

(da.is/gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt