Pikturat e kryeministrit Edi Rama
150 mijë € në ekspozitën e Mynihut

Pikturat e kryeministrit Edi Rama<br />150 mijë € në ekspozitën e Mynihut
TIRANE- Ndërsa gazeta bavareze, Abend Zeitung, shkruante se një vizatim i Edi Ramës i bërë mbi fletët e punës “kushton 1.500 euro”, ekspozita e kryeministrit shqiptar në Mynih është pritur me vlerësimet më të larta nga mediat gjermane.

Të premten në mbrëmje është bërë ceremonia e hapjes së ekspozitës me mbi 100 piktura të kryeministrit shqiptar në “Galerie Kampl” në Mynih, ku ishin të pranishëm artistë, gazetarë, kritikë arti, koleksionistë, por edhe politikanë. Gjatë intervistave dhe bisedave me ta, Rama ka folur për rrugëtimin e tij paralel si politikan dhe si artist.

Politika dhe shërimi i plagëve ekonomike dhe sociale përmes së bukurës, që lanë shenjë fillimisht në kryeqytetin e Shqipërisë, ishin një pjesë e interesit dhe pyetjeve të të ftuarve për kryeministrin Rama. Gazetarët dhe kritikët e artit i janë referuar profilit artistik të kryeministrit shqiptar. I pyetur se sa e dëmton statusi i politikanit, punën e tij si artist, Rama tha: “Oh, njerëzit thonë shumë gjëra në lidhje me mua. Disa thonë se unë nuk jam një artist i vërtetë, sepse jam politikan, të tjerë thonë se nuk jam politikan, sepse jam artist. Unë jam i sigurt që nuk jam politikani tipik profesionist dhe shpresoj të mos bëhem kurrë”.

Ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor 2015 në “Galerie Kampl”, mediat e kanë përshkruar krijimtarine e Edi Ramës si punë të një artisti. Ndërkohë profili i Edi Ramës prej politikani është zbërthyer në shkrimet analitike përmes metaforës artistike të veprave të ekspozuara në “Galerie Kampl” në Mynih.

Vetë Edi Rama ka shpjeguar se piktura është pjesë e tavolinës së tij të punës dhe procesi i krijimit është i pavarur nga procesi i mendimit. Duket se me këtë koncept të kryeministrit kanë vënë re dhe kritikët e gazetarët gjermanë, ku konkretisht gazeta “Sudeutsche Zeitung” në një shkrim të autorit Evelyn Vogel mban titutllin “Skicime të vogla, ide të mëdha” dhe më poshtë në shkrimin që do ta botojmë të plotë është folur për profiin e tij si artist dhe stilin kubist.

Shkrimi vijon me një zbërthim të metaforës artistike të veprave, që nënkupton sipas autorit të këtij shkrimi një zbërthim të qenies së artistit si njeri dhe politikan. “Kryeministri shqiptar Edi Rama është njëkohësisht edhe artist dhe prezantohet në Munih”, është nënvizuar nga autori Evelyn Vogel. 
 

Ja shkrim i gazetës gjermane Sudeutsche Zeitung: “Skicime të vogla, ide të mëdha
Kryeministri shqiptar Edi Rama është njëkohësisht edhe artist dhe prezantohet në Munih

 
 
Nëse besoni tek forumet përkatëse psikologjike mbi interpretimin e skicimeve telefonike, atëherë, Kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të jetë me humor dhe serioz, emocional dhe racional, agresiv dhe i sigurt, por edhe në ankth, i turpshëm, dhe i përmbajtur. Ka aq shumë interpretim të përgjithshëm psikologjik rreth këtij lloji vizatimesh, saqë pothuajse çdokush gjen vetveten. E kush, herë pas here, gjatë një telefonate, nuk ka skicuar mbi një copë letër në tavolinën e shkrimit apo mbi shkresa ekzistuese, duke e shtrirë fantazinë deri në cep të letrës.

Pavarësisht nga ajo që ndodhet në letrën që ai ka përpara tij, do të transformohet në bartës imazhi "Vizatimet e Përditshme" (Daily Drawings) nga Edi Rama – Galeria Kampl ka ekspozuar me rastin e Open Art një përzgjedhje të punimeve të skicuara gjatë një periudhe kohore prej gati 15 vitesh - në të vërtetë marrin shkas nga situata të ngjashme: ndërsa ai (Kryeministri) telefonon, punon, është në takime zyrtare apo diskutime.

Kur dhe gjithmonë, pa marrë parasysh atë që ai ka në letrën para tij, do të shndërrohet në bartës imazhi. Kështu, do të gjeni fleta kalendari me data takimesh, fakse dhe letra (disa me vulën dhe nënshkrimin e organeve zyrtare) dhe emaile të printuara.

Dhe nuk bëhet fjalë aspak për fincione artistike, dhe as për pretendime “është sikur”. Janë realisht shkresa nga zyra e tij. Ai vetë pohon: “Nuk bëj dot ndryshe. Duhet të skicoj. Çdo ditë. Ndonjëherë mund të jenë disa fletë, herë tjetër vetëm një. Sa fletë mund të kem skicuar në këtë mënyrë? “Ndoshta mijëra” – shprehet ai gjatë një interviste, në një nga Hotelet e Mynihut. Rama ka udhëtuar posaçërisht për të marrë pjesë në hapjen e një ekspozite me punimet e tij. Jo si i ftuar shteti, por si artist.

Fletët e punimeve të tij plot ngjyra të gjalla (fillimisht ai punonte vetëm bardh e zi) do të mund të merreshin thjesht si skicimet e një politikani - nëse Edi Rama nuk do të kishte qenë në formim një piktor i shkolluar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Hapat e tij të parë ndërkombëtarë në skenën e artit ai i ndërmori bashkarisht me bashkatdhetarin e tij të njohur për videot e punimeve të tij Anri Sala, nga mesi i viteve 1990, në Paris, ku kishte emigruar përkohësisht. Prej asaj kohe, ai mori pjesë në bienalet në San Paolo dhe në Venecia.

Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, një post që ai e mbajti nga viti 2000 në vitin 2011, ai e ngjyrosi kryeqytetin me ngjyra. Ajo që ngjante si një shaka u dha në fakt njerëzve disi shpresë. Ai shprehet sot se ishte ”një shenjë zgjimi”.

Nga 1998, kur Rama hyri në politikë, zyra e tij është dhe atelieja e tij. Në tavolinën e tij të punës qëndrojnë kuti e mbajtëse të panumërta me bojëra dhjami, bojëra tushi e ngjyra. Puna e tij e ka ndryshuar, që kur merret me politikë, thotë ai, por se në çfarë mënyre, këtë ai nuk di ta përshkruajë.

“Mendimet e mia drejtojnë dorën time, por unë nuk i shoh veprat si shprehje e gjendjes sime shpirtërore” – siguron ai.
Nëse dëshironi të interpretoni luhatjen mes figurave dhe abstraksioneve të veprave të tij, do ju duhet të hamendësoni se, Rama e sheh organizmin e njeriut si një metaforë të ciklit të jetës politike dhe ekonomike: Kështu, mjaft motive zgjojnë asocime në zemër dhe mushkëri, aty ku pulson jeta. Talenti i tij luftarak si politikan, përkon me forma si ajo e duarve. Po kështu mund të dallohen dhe figura e fytyra njerëzish e kafshësh. Në të njëjtën kohë, shumica e kompozime të tij thyhet sikundër punimet kubiste dhe kondensohet diku gjetkë në strukturat biomorfe.

Skimicet, lexon ai, janë të mira kundra stresit. Prandaj si Kryeministër ai po përpunon disa prej tyre, pasi Shqipëria po përjeton një eksod të të rinjve drejt perëndimit. Ai beson, se nuk mund t’i ndalë ata. Por, njëkohësisht dëshiron t’i ofrojë mundësinë për t’u formuar mirë, kështu që ata të mos trokasin në dyert e Evropës si azilkërkues, por si fuqi punëtore. Dhe më pas, ai shpreson, se një ditë ata do të kthehen pas – ashtu si vetë Edi Rama.
 
EVELYN VOGEL
 
Edi Rama: Daily drawings, Galerie Kampl, Buttermelcherstrase 15, deri më 10 tetor, nga e marta deri të shtunën, në orën 12.00 – 19.00, gjatë Open Art të shtunën dhe të dielën, në orën 11.00 – 18.00.” 
rama

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

U ekstradua nga Belgjika, GJKKO cakton arrest në burg për Leonard Dukën, rivali i Ervis Martinajt

U ekstradua nga Belgjika, GJKKO cakton arrest në burg për Leonard Dukën, rivali i Ervis Martinajt