KORCE - Odisea e zhdukjes misterioze të 61 pikturave nga galeria e arteve "Guri i Madh" në qytetin e Korçës po hetohet tashmë nga Krimet e Rënda.
Burime zyrtare bëjnë me dije se hetimet nuk po drejtohen më nga prokurori Gentian Stoja, por në vend të tij çështjen e ka marrë prokurori i krimeve të rënda, Elisian Sadikaj.
Arsyeja e zvëndësimit, bëjnë me dije burimet nga organi i akuzës, ka lidhje me shtrirjen e tyre edhe në pista të tjera.
Krahas hetimeve për vjedhje po hetohet gjithashtu edhe për shpërdorim detyre.
Ndërkohë edhe pse kanë kaluar rreth dy javë nga zhdukja e 61 veprave prej të cilave 27 të piktorit të popullit Vangjush Mio, nuk ka ende asnjë autor.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Artistët: Bashkitë përgjegjëse