Piloti Guido Gudi largohet në
Itali, lë avionin në Shqipëri
10 mijë € garanci italiani mori pasaportën
Dy ditë pasi mori me vendim gjykate pasaportën kundrejt një garancie pasurore prej 10 mijë euro, piloti italian i avionit të rrëzuar në Ishëm largohet nga Shqipëria
TIRANE-Dy ditë pasi mori me vendim gjykate pasaportën kundrejt një garancie pasurore prej 10 mijë euro, piloti italian i avionit të rrëzuar në Ishëm largohet nga Shqipëria.
Ajo çfarë mbetet pas pesë muajve hetime për dyshimet e një trafiku ndërkombëtar droge është vetëm avioni 'Piper' i rrëzuar në Ishëm.
Guido Guido ka lënë Shqipërinë duke udhëtuar nga Rinasi drejt Bolonjës ndërsa ai ka pranuar të paraqitet pranë hetuesve shqiptarë sa herë ata do e kërkojnë.
Pesë muaj nga rrëzimi i avionit ‘Piper’ të drejtuar nga italiani Guido Guidi dhe dyshimeve se ky mjet fluturues do përdorej për trafik droge, piloti italian arriti të marrë pasaportën e bllokuar nga autoritetet shqiptare dhe lë si garanci për llogari të hetimeve 10 mijë euro.
Garancia e Guidit u pranua këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda aty ku Prokuroria e Krimeve ka qenë dakord që t'i rikthehet pasaporta pilotit Guido Guidi.
Ky është vendimi i dytë i ndërmjetëm për dosjen e avionit të Ishmit pas atij të disa javëve më parë ku Krimet e Rënda kanë vendosur që avioni i sekuestruar në Ishëm t'i rikthehet pronarëve të ligjshëm klubit të aeronautikës Savona.
Vetë Guidi pas arrestimit pranoi se kishte ardhur për të kryer trafik droge nga Ishmi drejt Italisë por këtë dëshmi ai e ndërroi duke shfaqur një qëndrim kontradiktor para hetuesve.
Aktualisht ai ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe këto 5 muaj ka qenë nën mbrojtien e autoriteteve shqiptare.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.3%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
8.5%
Vota total: 787
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Byreçka role me lakër, Spring rolls nga zonja Albana
2 Prill, 11:54
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Streha e nemun’ te teatri ‘Kujtim Spahivogli’! Vijon e çelur ekspozita 'Brandenburgu dhe Prusia, pikëtakime me Shqipërinë'
2 Prill, 11:49
-
Përmbysje karakteri, PSG fiton 2-4 kundër Dunkerque dhe shkon në finalen e Kupës së Francës
2 Prill, 11:47
-
Paratë në fushatën elektorale, Zannier: Ne do ta ndjekim këtë çështje, do jemi në terren
2 Prill, 11:41
-
Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, kreu i misionit të OSBE: Bashkëpunojmë me autoritetet, por gjetjet tona do t’i ndajmë përmes raporteve
2 Prill, 11:31
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën në Mallakastër, Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për 60-vjeçarin
2 Prill, 11:28
-
'Durana Tech Park', Rama: Synojmë rritje me gjysmë miliardë euro të ardhura në buxhet! Brenda pak javësh, gati 'reformimi' i asistentit virtual në e-Albania
2 Prill, 11:20
-
Pas 28 vitesh në Zërin e Amerikës, gazetari Armand Mero emërohet drejtor i informacionit në Report Tv dhe Shqiptarja.com
2 Prill, 11:16
-
OSBE/ODIHR nis punën, 300 vëzhgues për zgjedhjet e 11 majit! Zannier: Monitorim edhe fushatës në rrjetet sociale
2 Prill, 11:15
-
Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Dhionis Kotmilo, ish-kryebashkiaku i Korçës jetonte i vetëm në kushte të vështira ekonomike
2 Prill, 11:06
-
Drejtoi një prej makinave në vrasjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO lë në qeli ish të dashurën e Safet Bajrit
2 Prill, 11:03
-
Policia e Shtetit bën bilancin për marsin/ 555 të arrestuar, 500 mijë euro të sekuestruara
2 Prill, 11:01