Piloti italian, PD: Tahiri nxori
sekretin, MPB: Noka bëri tellallin

Piloti italian, PD: Tahiri nxori<br />sekretin, MPB: Noka bëri tellallin
Pas ngjarjes së djeshme ku një pilot italian u rrëzua në grykëderdhjen e Ishmit dhe që pranoi para hetuesve se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar në mënyrë që rrugën tjetër të merrte 200 kg drogë, palët politike kanë shpërthyer në akuza .

Ka qenë fillimisht ish-ministri i brendshëm Flamur Noka i cili akuzoi ministrin Saimir Tahiri se nxorri sekretin hetimor dhe prishi hetimet lidhur me avionin që u rrëzua dje në grykëderdhjen e Ishmit.

Sipas Flamur Nokës, ministri i brendshëm Saimir Tahiri nxorri lajmin mbrëmë se piloti Italian nisi të tregonte porositësit e drogës. Sipas deputetit demokrat, krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetuan lajmin, por ministri Tahiri. 

Saimir Tahiri u kap mbrëmë në shërbim ndaj kartelit të drogës.  Ai i dërgoi fjalë trafikantëve se italiani ka filluar të flasë, duke i këshilluar ata që të lëvizin, të marrim masa, të largohen, ti shpëtojnë ligjit. Është pikërisht Saimir Tahiri njeriu që nxori lajmin mbrëmë se piloti italian i rënë me avion në Ishëm, ka nisur të rrëfejë se kishte ardhur për të transportuar drogë e të tregojë porositësit. Krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetojnë lajmin. Krimin e ka kryer  burimi që ka dhënë lajmin. Krimin e ka kryer Saimir TahiriSaimir Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor, ka prishur hetimet.Ai duhet të merret menjëherë, sot, në ndjekje penale e të japë llogari para ligjit”, deklaroi Noka.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila i cilësoi deklaratat e Nokës si përbaljtje për punën e dikasterit. Ministria e Brendshmë drejton disa pyetje ndaj deputetit të PD-së. “Nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje.”, thuhet në deklaratën e MPB.

Nuk ka asgjë të re në deklaratat e Partisë Demokratike dhe të deputetit Flamur Noka. Edhe kjo e sotmja i shtohet tufës së mbi 2.000 deklaratave kundër Ministrit të Punëve të Brendshme për të përbaltur figurën e punën e tij dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e tellallit, atëherë le të tregojë se cili është prokurori që i ka dhënë këtë informacion.

Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e dëshmitarit, atëherë le të paraqitet në Prokurori dhe të depozitojë të gjithë të dhënat që ka, në lidhje me këtë ngjarje.

Por ka disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje: për cilën arsye Flamur Noka doli në Kuvend dhe bëri botën me dije për rrëzimin e avionit, një çështje për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria kishin nisur një hetim? Për cilën arsye Flamur Noka bëri publik hetimet mbi avionin?

Me këto pyetje, nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje.

Përtej çdo akuze, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër paligjshmërisë dhe kriminalitetit
.”, thuhet në deklaratën e ministrisë së brendshme.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale