TIRANË-“Ambiciet e mia janë të arrij majat, duke u bërë piloti më i mirë në Shqipëri”. Ky është nëntoger Roger Martiri, prej një viti pjesë e Forcave Ajrore shqiptare në Farkë. Ai shprehet se ishte një bursë që fitoi për trajnim e stërvitje dhe më pas kuptoi se ajo që donte më shumë në jetë ishte të bëhej pilot.
“Është një shprehje që kemi ne pilotët. Piloti ka dy thasë me vete, një me fat, një eksperiencë. Duhet të gërmosh atë të eksperiencës para se të mbarojë ajo e fatit”, thekson Martiri duke treguar njëherazi eksperiencën e fatj e tij si pliot.
Prezantimi bëhet nga vetë ai, por në një video që e publikon në faqen e saj zyrtare në Facebook, vetë ministrja Mimi Kodheli. Teksa sjell profilin e pilotit të më të ri të FA, Kodheli fton cdo të ri e të re të bëhet pjesë e FA. “Dëshironi ti shërbeni atdheut, ja ku e keni mundësinë thotë Kodheli”.
“Njihuni me pilotin më të ri të #ForcësAjrore shqiptare.
Ashtu si për çdo ushtarak, #nderi, #sakrifica, #përkushtimi, #kurajoja janë virtyt edhe për çdo të ri në FA.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë hapur dyert për çdo të ri e të re që ka dëshirën, përkushtimin dhe përgatitjen e duhur për t'i shërbyer vendit.
Përveç pagesës, FA ofrojnë kujdes shëndetësor falas, mundësi trajnimi e stërvitjeje jashtë vendit.
Nuk të bëjnë të pasur, por të japin mundësinë t'i shërbesh atdheut, dhe jo çdokush e ka atë fat.
Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura!”, shkruan ministrja në Facebook.
Si të rekrutohesh
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë njoftimin për të tërhequr sa më shumë të rinj e të reja në radhët e saj.
“Qendra e Personel Rekrutimit (QPR) ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktivë dhe kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtarë/detarë aktivë për periudhën 10 prill - 30 qershor 2017 (170 rekrutë).
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri më 17 mars 2017.
Për regjistrime drejtohuni pranë QPR në adresën Rruga e Dibrës, Tiranë (në mjediset e garnizonit “Skënderbej”)”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO